SAMSUNG ELECTRONICS PËRCAKTON NORMALITETIN E RI TË JETËS NË IFA 2017

 

Berlin, Gjermani – 31 Gusht, 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd. dje, përdori praninë e tij në IFA 2017 në Berlin për të prezantuar produktet e fundit të konsumit dhe teknologjisë inovative që po ndihmojnë për të bërë të pamundurën ‘normalitetin e ri’ të së nesërmes.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Tempodrom në Berlin, Samsung theksoi fokusin e tij në artizanatin dhe lidhjen e produkteve, së bashku me partneritetet që po e mundësojnë që teknologjia të vendosë me shpejtësi standarde të reja.

“Risia e Samsung është frymëzuar nga konsumatorët dhe është projektuar për të arritur një ndryshim të menjëhershëm,” tha David Lowes, Drejtuesi Kryesor i Marketingut për Samsung Electronics në Europë. “Kjo risi mbështetet në artizanat, lidhjen inteligjente dhe fitoren mbi të pamundurën. Teksa teknologjia gjithnjë e më shumë po luan një rol të rëndësishëm në çdo pjesë të jetës tonë, ne po krijojmë produkte dhe shërbime që përshtaten me konsumatorët dhe përcaktojnë atë që quhet ‘normaliteti i ri’.”

Standardet e Reja të Jetesës në Ekranin Vizual

Samsung vijoi të revolucionarizojë industrinë e ekraneve vizuale në IFA 2017, me lançimin e një modeli të ri 43 inç të ‘The Frame’ që u zbulua në fillim të këtij viti. Më parë i disponueshëm në madhësitë 55 dhe 65-inç, përvoja me televizorin LED është zgjidhja ideale për dhomën e ndenjes ose dhoma të tjera në shtëpi.

Samsung është partner me galeri dhe muzeume të tilla si LUMAS, Saatchi Art dhe Sedition për të përmirësuar më tej ‘The Frame’ si një pajisje artistike brenda shtëpisë. Samsung njoftoi gjithashtu një partneritet të ri me muzeun Prado, si dhe planet për të blerë rreth 1.000 pjesë të artit të shquar që mund të shijohen në Dyqanin e Artit të ‘The Frame” në të ardhmen e afërt. Përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin nga një përgjedhje e zgjeruar arti, për ta shfrytëzuar televizorin e tyre edhe kur nuk është në përdorim.

Përveç Dyqanit të Artit, Koleksioni i Samsung i copëzave artistike të kuruara në mënyrë speciale dhe funksionit “My Collection”, i cili i lejon konsumatorët të projektojnë imazhet e tyre personale në ekran, u jep konsumatorëve më shumë opsione për të personalizuar vizualisht hapësirën e tyre, kudo që ata zgjedhin të vendosin “The Frame” brenda shtëpisë.

Së bashku me ‘The Frame’, Samsung prezantoi planet për zgjerimin e linjës së televizorëve QLED në Europë, duke vazhduar të rrisë lidershipin e tij në tregun e televizorëve premium. Modeli Q8F, një version i sheshtë i modelit të lakuar Q8C, do të lançohet në Europë në madhësitë 55 dhe 65 inç. Ky model do të jetë pjesë e linjës më të madhe të televizorëve në Europë, e cila përbëhet nga 14 televizorë full QLED, në modele të lakuara dhe të sheshta, që variojnë nga 49 inç deri në ultra-large 88 inç. Për të zgjeruar më tej linjën e tij premium të televizorëve QLED, Samsung ka hyrë në një partneritet me Panasonic dhe 20th Century Fox për të përhapur teknologjinë HDR 10+. Në muajt në vijim, Samsung do të vazhdojë të zgjerojë partneritetet duke përfshirë studiot Hollywood, ofruesit e përmbajtjeve dhe zhvilluesit e lojërave.

Samsung gjithashtu prezantoi monitorin më të madh në botë të lojrave QLED – CHG90, me përmasa 49 inç, me një kënd shikimi ultra të gjerë prej 178 gradë. CHG90 ofron një pamje të plotë dhe impresive të veprimit të lojrave, duke zgjeruar aftësitë vizuale të monitorit të lojrave pa sakrifikuar shpejtësinë.

Artizanati për Inovacion Kuptimplotë në Pajisje

Pajisjet e reja shtëpiake të Samsung të prezantuara në IFA 2017 janë dizenjuar me një qëllim të vetëm në mendje: të bëjnë një ndryshim domethënës në jetën e njerëzve me risitë e mrekullueshme tek të cilat bazohen.

Për shembull, nevoja për të dizenjuar problemet e jetës reale u paraqit me lançimin e makinës së re larëse të Samsung me teknologjinë QuickDrive. Teknologjia QuickDrive e Samsung shkurton kohën e larjes me 50% dhe përdorimin e energjisë me 20% pa kompromentuar performancën e pastrimit. Q-Drum unik përbëhet nga një kazan i madh dhe një pllakë e pasme që rrotullohet në mënyrë të pavarur. Ndryshe nga lavatriçet konvencionale që i lëvizin rrobat në mënyrë të përsëritur lart e poshtë gjatë ciklit të larjes, QuickDrive i lëviz rrobat nga lart – poshtë në kazan por me një dimension të shtuar.  Pllaka në pjesën e pasme të kazanit kryen një lëvizje para-mbapa, duke krijuar një veprim dinamik të fuqizuar nga forca të dyfishta që largojnë papastërtitë shpejtë dhe butësisht duke ofruar një cikël intensiv dhe të plotë të larjes.

Samsung prezantoi konceptin inovativ të quajtur AddWash në IFA në vitin 2015, i cili u lejon përdoruesve të shtojnë rroba në makinën larëse gjatë një cikli aktiv. QuickDrive e çon inovacion një hap më përpara duke ofruar një nivel të ri të komoditetit dhe performancës. Ky është lloji i teknologjisë që Samsung thotë se do të bëhet gradualisht “normaliteti i ri”, teknologjia pa të cilën nuk do të mund të jetojmë.

Këtë vit, Samsung gjithashtu do të zgjerojë aftësinë zanore të frigoriferit ‘Family Hub’ në vendet europiane, duke filluar me gjuhët anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht. Family Hub do të integrohet gjithashtu me Samsung Connect, duke lejuar përdoruesit të kontrollojnë shumëllojshmërinë e pajisjeve të zgjuara IoT, pavarësisht sistemit të tyre operues.

Lidhur me Zgjuarsi për Jetën në Lëvizje

Normaliteti i ri për teknologjinë e pajisjeve që vishen nuk është vetëm një gjurmues aktiviteti që llogarit hapat tuaja, por është lidhja e përmirësuar për të ofruar një menaxhues të plotë të mirëqenies dhe për ta bërë jetën tonë më të shëndetshme. Në IFA 2017, Samsung zbuloi tre pajisje të reja që vishen.

Smartwatchi i gjithanshëm, Gear Sport përmban funksionalitetin që duan sot përdoruesit nga një pajisje fitnesi. Është i pajisur me karakteristika për njerëzit që nuk shohin kufij midis jetës dhe mirëqenies së tyre. Përfshin GPS të integruar, karakteristika të vrapit dhe monitorimin e ushqimit.

Me fokus në ndërlidhje, ekosistemi i lidhur gjithnjë në rritje sjell gjithashtu nevojën për më shumë kontroll. Gear Sport mund të kontrollojë pajisjet me IoT të aktivizuar, të vepron si një telekomandë për një prezantim në PowerPoint ose Samsung Gear VR dhe të paguajë për produktet e blera përmes Samsung Pay (vetëm me NFC).

Samsung gjithashtu lançoi Gear Fit2 Pro – një rrip i avancuar fintesi me GPS. Ai ka një ekran shumë të bukur të harkuar 1.5 inç Super AMOLED dhe është në gjendje të gjurmojë aktivitete të ndryshme – qoftë në tokë ose në pishinë. Për aftësitë e reja të notit, Samsung bashkëpunoi me ekspertin e notit, Speedo për të krijuar Speedo On, aplikacionin e parë Speedo që vishet, i cili gjurmon me saktësi ushtrimet në pishinë. Duke përfshirë gjithçka që nga matja e numrit ose kohëzgjatjes së xhiros, tek gjurmimi i llojit të notit që po bën përdoruesi, është e mundur të maten dhe monitorohen nga Gear Sport dhe Gear Fit2 Pro të certifikuar me 5ATM** me aplikacionin Speedo.

Aktiviteti i përditshëm mund të plotësohet me partneritetet e rinovuara Under Armor dhe Spotify. Të dyja pajisjet ofrojnë akses në aplikacionet e fitnesit të Under Armour, duke përfshirë Under Amour Record, MyFitnessPal, MapMyRun dhe Endomondo për funksionet që gjurmojnë aktivitetin, ushqimin, gjumin dhe fitnesin – këto aplikacione u japin përdoruesve një pamje gjithëpërfshirëse të shëndetit dhe të përshtatshmërisë së tyre. Kufjet Gear IconX (2018) pa fishë plotësojnë linjën e pajisjeve teknologjike që vishen të lançuar nga Samsung në IFA 2017.

Lider i Standardizimit të Teknologjive IoT; Konvergjenca me HARMAN

Samsung ka qenë lider i standardizimit të teknologjive botërore IoT, si një anëtar i nivelit diamant pranë Fondacionit Open Connectivity (OCF). Samsung është i pari në industri që ka marrë çertifikatën OCF për televizorët e tij të mençur, frigoriferët e mençur Family Hub dhe kondicionerët si dhe synon të zgjerojë çertifikimin në të gjitha pajisjet e tij shtëpiake përgjatë vitit.

Çertifikimi OCF do të lejojë pajtueshmëri të hapur midis produkteve të ndryshme të kompanive anëtare. Përveç Samsung, më shumë se 390 kompani janë bashkuar me OCF, me 20 miliardë produkte IoT që do të sinkronizohen me standardin OCF në tre vjet.

Partneriteti i vazhdueshëm i Samsung me HARMAN gjithashtu po e përforcon kuadrin e tij për ‘normalitetin e ri’. Pas gjashtë muajsh partneriteti, Samsung tani është lideri global në teknologjinë e makinave të lidhura online, me më shumë se 50 milionë makina në rrugë në të gjithë botën, të mundësuar nga teknologjia HARMAN dhe Samsung.

Partneriteti është fokusuar në krijimin e përvojave audio dhe vizuale që pak kohë më parë, do të ishte konsideruar e pamundur. Për shembull, ekrani i ri Samsung HDR LED për kinematë, me përmasa më të mëdha se 10 metra ose 34 feet, ofron cilësi të pakrahasueshme të imazhit dhe është sjellë në jetë nga teknologjia audio e HARMAN Professional Solutions, së bashku me Samsung AudioLab. Kombinimi i fuqishëm i Samsung dhe HARMAN ka për qëllim të rizbulojë si lëvizshmërinë ashtu dhe argëtimin, duke e marrë risinë dhe duke e bërë atë normale.

Stenda e Samsung Electronics do të jetë e hapur në Nivelin 2, City Cube Berlin nga data 1 deri në 6 Shtator në IFA 2017.

*WW8800M është testuar në krahasim me Samsung WW8500K. Kursen 50% të kohës për ciklin Cotton (40, gjysmë ngarkesë) dhe eCotton me performancë larje ndërmjet ±2%. Kursen 20% të energjisë për ciklin Cotton (40, gjysmë ngarkesë) dhe ciklin Super Speed (40, ngarkesë 5kg), bazuar në të dhënat e Intertek.

**Gear Sport dhe Gear Fit2 Pro kanë certifikimin ISO 22810: 2010 për vlerësimin 5 ATM prej 50 metrash në kushte specifike. Kjo do të thotë që të dyja pajisjet janë të sigurta për tu vendosur si kur ecni në shi ose bëni dush dhe mund të përdoren për aktivitete në ujë të cekët, si noti në një pishinë ose oqean. Sidoqoftë, Gear Sport dhe Gear Fit2 Pro nuk duhet të përdoren për zhytje, ski në ujë ose aktivitete të tjera që përfshijnë ujë me shpejtësi të lartë ose zhytje në thellësi më të mëdha.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.