Samsung forcon veshjet inovative me aplikacionin e fitnesit Under Armour

 

Samsung Gear Fit2, Gear S2 dhe S3 Gear do të mbështesin aplikacionin e fitnesit Under Armour.

Tiranë – 6 Janar, 2017 – Samsung Electronics Co. Ltd. sot zbuloi një bashkëpunim me Under Armour, marka e veshje sportive inovative dhe revolucionare, për të ofruar përvojë të mirëfilltë fitnesi përmes pajisjeve të Samsung që vishen duke kombinuar teknologjinë mobile lider të Samsungut me ekspertizën përkatëse të fitnesit të Under Armour. Nëse përdoruesit po ndjekin një rutinë të të ushqyerit, ushtrimet e përditshmem rrugë vrapimi ose thjesht po kërkojnë një trajner personal dixhital për të shtuar motivimin, ky bashkëpunim i më të mirëve do t’i mbajë ata të motivuar për të arritur qëllimet e tyre personale.

“Ky bashkëpunim sjell së bashku teknologjinë e pajisjeve më të mira që vishen të Samsung me punën e pakrahasueshme të markës sportive Under Armour,” tha Younghee Lee, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Global Marketing dhe Wearable Business, Mobile Communications në Samsung Electronics. “Entuziastët e Fitnesit do të kenë një eksperiencë emocionuese kur bëhet fjalë për integrimin e dizajnit praktik dhe aplikimit të inteligjencës për aktivitete të lidhura me sportin.”

Mike Lee, Shef i zyrës Dixhitale në Under Armour tha: “Ne jemi të lumtur që po punojmë me një prej emrave më të njohur në botë për të vazhduar sjelljen e vlerave për komunitetin tonë global dixhital prej më shumë se 190 milionë përdorues. Samsung është i njohur për pajisje të reja, elegante, por praktike. Ky bashkëpunim i ri do të ofrojë mundësi të tjera për integrimin e mëtejshëm të teknologjive të të ushqyerit personal dhe ndjekjen e aktivitetit, duke u lejuar të gjithë atletëve të përmbushin qëllimet e tyre dhe të japin më të mirën.”

samsung-forcon-veshjet-inovative-aplikacionin-e-fitnesit-armour-info-albania

 

Under Armour do të zhvillojë katër aplikacione të shëndetit dhe fitnesit të njohura globalisht për Samsung Gear Fit2, Gear S2 dhe S3 Gear, duke siguruar entuziasëm për fitnesin me një përvojë sportive mjaft të përshtatshme, si dhe qasje në komunitetin dixhital të Under Amour. Aplikacionet e fitnesit do të jenë në dispozicion si pjesë e paketës Under Armour Connected Fitness® përfshirë UA Record ™, MyFitnessPal®, MapMyRun® dhe Endomondo ™. Së bashku me integrimin, Samsung do të ofrojë funksionalitete unike për përdoruesit e Gear Fit2, Gear S2 dhe S3 Gear.

samsung-forcon-veshjet-inovative-aplikacionin-e-fitnesit-armour-info-albania

Klientët e Samsung Gear Fit2 do të kenë qasje në UA Record ™, MapMyRun®, dhe Apps MyFitnessPal® duke filluar nga 4 Janari 2017 dhe aplikacioni Endomondo ™ do të jetë në dispozicion për Gear Fit2 në Janar. Klientët e Samsung Gear S2 dhe S3 Gear do të mund të shkarkojnë paketën e aplikacioneve në fillim të vitit 2017 me funksionalitetet e plota.

Për informacione të tjera mbi produktin, ju lutem vizitoni http://www.samsungmobilepress.com.

* Disponueshmëria e shërbimit dhe objekti mund të ndryshojë nga kushtet e çdo rajoni dhe tregu. Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet dhe informacione të tjera të produktit të paraqitura në këtë dokument nuk përfshijnë kufizim në përfitime, dizajn, çmim, komponentë, përformancë, disponueshmëri dhe aftësitë e produktit janë subjekt për t’u ndryshuar pa njoftim ose detyrim.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Rreth Under Armour, Inc.
Under Armour, iniciatori i performancës së këpucëve, veshjeve dhe pajisjeve revolucionarizoi mënyrën se si vishen atletët në të gjithë botën. Projektuar për t’i bërë atletët më të mirë, produkte të reja të kësaj marke janë shitur në mbarë botën për atletët e të gjithë niveleve. Platforma Under Armour Connected Fitness® fuqizon komunitetin më të madh në botë dixhital të shëndetit dhe fitnesit nëpërmjet një pakete të aplikacioneve: UA Record ™, MapMyFitness®, Endomondo ™ dhe MyFitnessPal®. Selia globale e Under Armour është në Baltimore, Maryland. Për informacione të mëtejshme, ju lutem vizitoni faqen e internetit të kompanisë në www.uabiz.com.

Under Armour ju jep mundësi edhe të investoni pasi ka dy klasa të aksioneve që tregtohen publikisht të listuara në bursën e New York: Klasa C e aksioneve që tregtohet nën simbolin “UA” dhe Klasa A e aksioneve që tregtohet nën simbolin “UAA”. Për më shumë informacione rreth aksioneve të Under Armour, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të kompanisë mbi Marrëdhëniet me Investitorët në http://www.uabiz.com/investors.cfm.