Samsung Galaxy S3 vleresohet smartfoni me i mire i vitit 2012
Vazhdojne lajmet e mira per Samsung-un, smartfoni Galxy S3 i se cilit eshte vleresuar si me i miri i vitit 2012 nga Mobile World Congress ne Barcelona. Ky eshte padyshim nje nga cmimet me te rendesishme ne boten mobile.
 
Galaxy S3 ka lene pas keshtu iPhone 5, HTC Droid DNA, Nokia Lumia 920 dhe Samsung Galaxy Note II. Ky ishte nje nga kater cmimet e dhena per Samsung-un, nderkohe qe Apple nuk morri asnje.
 
Ky eshte viti i dyte qe Samsung ia kalon Apple persa i perket smartfoneve: vitin e kaluar, S2 la pas iPhone 4s. Vjet Samsung u vleresua si prodhuesi i vitit (per pajisjet), ndersa Apple fitoi ne kategorine e tableteve.
 
Tableti me i mire i vitit u shpall Google Nexus 7, ndersa Samsung u vleresua per here te dyte prodhuesi i vitit per pajisjet mobile.
Nder cmimet e tjera interesante ishin “Best Mobile Product or Service for Automotive” te cilin e fitoi BMW Mini me partneret Sixt dhe Vodafone.
Samsung fitoi po ashtu edhe ne dy kategori te tjera: “Best Mobile Enabled Consumer Electronics Device” per kameren e Galaxy S3 si dhe “Best Mobile Infrastructure” per rrjetet Smart LTE.
 
Nokia fitoi cmimin “Best Feature phone or entry level phone” me modelin Nokia Asha 305, duke lene pas tre modele te tjera te vete kompanise si dhe Samsung C3312. Listen e plote te cmimeve e gjeni ne kete link. (PCWorld Albanian)