Samsung ironizon Apple per iPhone 6 Plus

“Asnje person nuk do te bleje nje telefon me permasa te medha”- u shpreh Steve Jobs ne vitin 2010 ne nje event te mbajtur nga Apple”.

Me prezantimin e telefonit te ri iPhone me permasa 5.5 inç, Samsung ka “ngacmuar” kompanine Apple nepermjet shprehjes se famshme te Steve Jobs. Samsung e ka perdorur kete shprehje per t`i treguar kompanise Apple se ata po dalin haptaz kunder parimeve te tyre.

Telefoni iPhone 6 Plus ka nje ekran me madhesi 5.5 inç, gje e cila ka karakterizuar kryesisht telefonet e kompanise Samsung per nje kohe te gjate tashme. Fjalise se famshme me te cilen ne ate kohe Steve Jobs ironizoi Samsung, kompania gjithashtu i ka shtuar shprehjen “Pa shiko se kush surprizoi veten dhe nderroi mendje”.

Krahas Samsung edhe kompani te tjera kane ironizuar Apple, duke perfshire keshtu edhe HTC, e cila deklaroi nepermjet nje postimi ne Twitter se telefoni HTC One (M8) ka nje kohe te gjate qe ka dale ne treg. Kjo per shkak se parametrat e iPhone 6 jane te peraferta me HTC One.

(PCWorld Albanian)