Samsung prezanton Galaxy A8(2018) me kamera të përparme të dyfishtë, ekran Infiniti dhe funksione të tjera të shtuara

 

Një smartphone praktik, elegant dhe i përshtatshëm për një qëndrim serioz

Seul, Kore – 19 Dhjetor 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi sot produktin më të fundit në serinë Galaxy A: Galaxy A8(2018).

Galaxy A8(2018) ka kamera të përparme të dyfishtë, ekran të madh pa korniza dhe një dizajn mahnitës ergonomik që bazohet në trashëgiminë dhe eksperiencën e dizajnit të Samsung. Me karakteristika të tjera për përdorim të përditshëm, seria Galaxy A është më elegante, praktike dhe më e përshtatshme se kurrë më parë.

“Me lançimin e Galaxy A8(2018), ne po i sjellim klientëve tanë karakteristikat më të preferuara të smartphonëve më të shitur, të tilla si ekrani Infinity dhe kamera e përparme e dyfishtë me Live Focus, për serinë tonë Galaxy A, e cila tashmë është e njohur për dizajnin e saj premium,” tha Junho Park, zëvendës-president i Planifikimit të Produkteve Globale në Mobile Communications Business pranë Samsung Electronics. “Galaxy A8(2018) ilustron përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të përmbushur nevojat e konsumatorëve tanë duke u ofruar atyre më shumë zgjedhje dhe komoditet.”

Ju mund të bëni selfie të qarta me kamerën e pasme 16MP F1.7 dhe kamerën e përparme të dyfishtë 16MP + 8MP F1.9, pa marrë parasysh se ku jeni ose çfarë po bëni. Kamera e dyfishtë e përparme përbëhet nga dy kamera të ndara, kështu që mund të kaloni nga njëra tek tjetra, për të marrë selfie-n që dëshironi – nga fotot afër ose portrete me një sfond të qartë. Me karakteristikën e avancuar Live Focus, mund të rregulloni lehtësisht efektin ‘bokeh’ para ose pas shkrepjes së fotos për të krijuar imazhe me cilësi të lartë.

Ditën ose natën, kamera e avancuar sigurohet që ju të kapni imazhe të mprehta, madje edhe në kushte me ndriçim të ulët. Pajisjet e reja gjithashtu ju lejojnë të personalizoni fotot tuaja me mundësi argëtimi, duke shtuar stickers në selfiet tuaja ose duke theksuar një ekstravagancë gatimi me ‘Food Mode’.

Videot që lëvizin figurën do të jenë një gjë e së kaluarës me teknologjinë e stabilizimit të imazhit dixhital të videove (VDis). Me veçorinë shtesë ‘Hyperlapse’, tani mund të krijoni video time-lapse, që ju lejon të regjistroni, tregoni dhe ndani video edhe më të gjata.

Kur shikoni filma ose luani lojëra, pajisja më e fundit e Galaxy A vendos një standard të ri për të patur një eksperiencë të pandërprerë dhe të mrekullueshme të shikimit. Ekrani Infinity shkon përtej limiteve me një ekran të madh 18.5:91, kështu që ju mund të shihni të gjithë skenën në ekranin tuaj për përvojën më të mirë kinematografike. Ekrani i madh është mbështetur në xhama të lakuar ergonomikë në anën e pasme dhe të përparme. Xhami dhe korniza metalike e lëmuar, kthesat e lëmuara e bëjnë më të lehtë shikimin ose bashkëveprimin me përmbajtjen në telefonin tuaj. Galaxy A8(2018) është i disponueshëm në tre ngjyra: i zi, gri orkide, dhe gold për t’ju përshtatur stilit tuaj personal2.

Kjo pajisje do t’ju mbajë vazhdimisht të informuar me Always On Display, që do të thotë se ju mund të merrni informacione në moment pa e zhbllokuar telefonin tuaj. Me Samsung Pay3, nuk ka nevojë të merrni portofolin tuaj me vete sa herë që të dilni. Duke suportuar MST (Magnetic Secure Transmission) dhe NFC (Near Field Communication), Galaxy A8(2018) mund të përdoret pothuajse në çdo vend ku mund të bëhen blerje me kartë. Çdo transaksion nëpërmjet Samsung Pay është i sigurtë dhe shumë i thjeshtë. Gjithçka që duhet të bëni është një hapje e telefonit dhe një skanim i gjurmës së gishtit.

Duke ofruar rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit4, Galaxy A8(2018) mund të përballojë elementë të tillë si djersa, shiu, rëra dhe pluhuri, duke e bërë atë të përshtatshëm për pothuajse çdo aktivitet ose situatë. Galaxy A8(2018) përdor kartat microSD në mënyrë që të zgjeroni kapacitetin e ruajtjes deri në 256GB dhe është e para pajisje në serinë A që përdor Gear VR të Samsung.

Galaxy A8(2018) do të jetë i disponueshëm në treg duke filluar nga data 19 Janar 2018. Për më shumë informacion, vizitoni www.samsungmobilepress.com

Specifikimet e Samsung Galaxy A8(2018):

* Karakteristikat dhe funksionet varen nga tregu i operimit dhe operatorët mobile.
* Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të parashikuara në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar në përfitimet, dizajnin, çmimin, përbërësit, përformancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim ose detyrim.
1 Ekrani është i matur diagonalisht si një drejtkëndësh i plotë pa llogaritur qoshet e rrumbullakëta.
2 Disponueshmëria e ngjyrës mund të ndryshojë sipas vendit.
3 Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit.
4 Mbajtja e një vlerësimi IP68 ndaj pluhurit dhe ujit. Bazuar në kushtet e testimit të zhytjes deri në 1.5 metra në ujë të freskët deri në 30 minuta.

 

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.