Samsung prezanton Markën e Sensorit të Imazheve ‘ISOCELL’ në MWC 2017 në Shanghai

 

SHANGHAI, Kinë – 28 Qershor, 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd., lider botëror në teknologjinë e avancuar të gjysmëpërçuesve, prezantoi sot markën e saj të sensorëve të imazheve “ISOCELL®” si dhe demostroi zgjidhje të shkëlqyera në Kongresin Botëror Mobile 2017 (MWC) Shanghai.
Marka e Samsung për linjën e saj të sensorëve të imazhit është emërtuar sipas teknologjisë ISOCELL të kompanisë, e cila është zgjidhja optimale për pajisjet e sotme që kërkojnë dizajne të holla me kamera me cilësi të lartë.

E prezantuar fillimisht në 2013, teknologjia ISOCELL ndan çdo piksel me një pengesë fizike që redukton kryqëzimin e padëshiruar të ngjyrave midis pikseleve. Kjo lejon qartësi të lartë të ngjyrave, duke mundësuar cilësi të shkëlqyer të imazhit madje edhe me pikselet më të vogla.

Samsung ISOCELL karakterizohet nga katër nën-marka teknologjike – Ndriçimi, Shpejtësia, Madhësia dhe Pjesët e dyfishta – që i përgjigjen kërkesave specifike të tregut:

Sensorët ISOCELL Bright ofrojnë imazhe të ndritshme dhe të mprehta me cilësi të lartë ngjyrash dhe reduktim të zhurmës në mjedise me ndriçim të ulët

Sensorët ISOCELL Fast sigurojnë autofokus të shpejtë në objekte që janë në lëvizje ose jo edhe kur këta janë në errësirë

Sensorët ISOCELL Slim përshtatin madhësinë më të vogël të pikseleve të disponueshme në treg në 0.9-1.0um, dhe njëkohësisht prodhojnë imazhe me cilësi të lartë për pajisjet më të holla

Sensorët ISOCELL Dual mund të përzihen dhe të përputhen në kombinime të ndryshme në pajisjet e konsumit për të sjellë karakteristika të kërkuara në trendin e fundit të kamerës së dyfishtë

“Samsung ISOCELL” është një markë që përfaqëson thelbin e teknologjive tona kryesore të pikseleve. Presim që marka ISOCELL të ndihmojë konsumatorët të njohin lehtësisht dhe të besojnë në performancën e kamerës si dhe në cilësinë e përgjithshme të pajisjes,” tha Ben Hur, Zëvendës President i Marketingut të Sistemit LSI pranë Samsung Electronics. “Me teknologjitë tona të avancuara të sensorëve të imazhit, Samsung do të vazhdojë të sjellë risi në kamerat e përdorura në smartphone dhe aplikacione të tjera.”

MWC Shanghai, Samsung do të paraqesë zgjidhje të avancuara logjike, duke përfshirë serinë e Exynos 9 me teknologji procesuese FinFET 10 nanometër, për një gamë të gjerë platformash si celularë, Virtual Reality (VR) dhe pajisje që vishen.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsunghttp://news.samsung.com.