Sane, Petersen, Leno dhe Tah jashtë Gjermanisë

Trajneri i përfaqësueses gjermane Joachim Low ka shpallur sot listën përfundimtare të 23 futbollistëve që do të marrin pjesë në kampionatin Botëror që do të fillojë më datë 14 Qershor

Bie në sy përjashtimi nga kjo listë e futbollistit të Manchester City, Leroy Sane. Edhe pse 22 vjeçari ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me kampionët e Anglisë, nuk e ka bindur trajnerin gjerman.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Në Gjermani kanë filluar debateët për mos grumbullimin e Sane dhe grumbullimin e Julian Draxler i cili nuk është aktivizuar rregullisht në radhët e PSG

Joachim Low ka deklaruar se vendimi për mos grumbullimin e Sane ka qënë i vështirë.

“Draxler, Reus dhe Muller janë të pazëvendësueshëm. Për Sane vendimi ishte i vështirë por unë dhe stafi im menduam se Julian Brandt është më i përshtatshëm për skemat tona. Ishtë një vendim që unë ia kam komunikuar personalisht futbollistit. Edhe për 3 lojtarët e tjerë ishte e njëjta gjë. Unë jam trajneri dhe më duhet të marrë vendime të tilla”.