Sarri: “Ne Torino do te luajme si te cmendur per te fituar”

Lidhur me artikullin:

Nje lume komplimentesh per Juventus dhe batuta krenarie per Napolin e tij. Maurizzio Sarri u prezantua i karikuar perpara gazetareve ne prag te sfides se Juventus – Napoli. Fillimisht trajneri i kalter kerkoi te karikonte skuadren e tij per te dhene gjithçka ne fushen e lojes.

“Duhet te tregohemi te çmendur dhe te shkojme ne Torino per te imponuar lojen tone. E vetmja mundesi per te dale me nje rezultat pozitiv eshte kjo dhe ne do te tentojme te bejme pikerisht kete gje. Duhet te jemi te bindur se nepermjet lojes se mire vjen edhe rezultati. Do te japim maksimumin per te kenaqur tifozet tane. Do te kemi nje stadium kunder por nje qytet qe do te na mbeshtese”.

Gjithsesi Sarri kerkon te ule sa me shume presionin duke theksuar se nuk e konsideron kete sfide si me te rendesishmen e karrieres se tij.

“Po pergatitemi normalisht sepse pas kesaj ndeshjeje do te jene edhe tre muaj me 13 ndeshje per t’u luajtur. Skuadra po stervitet me entuziazem dhe duhet te jemi shume te kthjellet. Nese fitojme do te jete nje dhurate per tifozet tane qe nuk mundet te jene te pranishem ne stadium dhe kjo eshte nje padrejtesi qe po na behet. Mendova te njejten gje edhe kur tifozet e Juventus munguan ne stadiumin tone”.

Ne lidhje me arbitrat qe do te gjykojne ndeshjen, Sarri preferon te mos krijoje polemika, ndersa me pas perqendrohet te aspektet teknike te sfides.

“Ne fushe do te zbresin dy skuadrat me te mira te kampionatit. Disa prej lojtareve e kane shkruar emrin e tyre ne librin e historise se futbollit, ndersa disa te tjere do ta shkruajne. Juventus ka shume kampione ne perberje por as ne nuk jemi prara ne kete aspekt. Ata jane me te forte fizikisht, ndersa skuadres time i pelqen te luaje me shume me topin. Juventusit nuk do t’i hiqja asnje lojtar sepse shija e vertete e kesaj loje eshte sfida. Juventus ka nje mbrojtje te forte qe prej shume vitesh ndersa ne kemi filluar ta ndertojme gjate ketij sezoni”.