Schneider Electric – 10 vjet në Shqipëri: Një zgjedhje ndryshe për ta festuar!

 

Disa muaj më parë kompania, Schneider Electric përmbushi 10 vjet aktivitet në Shqipëri. Zgjedhja për të realizuar festimet për këtë përvjetor ishte tërësisht e veçantë.

“Celebrate through Action”

Kompania vendosi të festojë duke vepruar apo “Celebrate through Action”.

Aktiviteti që u ndërmorr ishte në sinkron me kulturën e kompanisë lidhur me përgjegjësinë sociale. Kjo pjesë kulture e derivuar ndër vite tenton të bëjë jetën e njerëzve më të thjeshtë dhe më të qëndrueshme, duke nxitur investime në projekte për efikasitetin e energjisë.

Konkretisht, angazhimi i Schneider Electric u realizua duke iu bashkuar nismës së Bashkisë Tiranë, “Adopto një Kopësht” si shprehje mirënjohje të saj kundrejt komunitetit, i cili ka mbështetur zhvillimin e aktivitetit të saj deri më tani.

“10 x 10” – 10 vjet Schneider Electric, suport për 10 kopshte në Tiranë

Në 10 vjetorin e kompanisë, plot 10 kopshte publike në proçes rinovimi, morën si dhuratë priza dhe çelësa të markës Unica Allegro. Veprimi në fjalë jo vetëm që ndihmon zhvillimin e shërbimeve të qytetit të Tiranës, por njëkohësisht shërben edhe si shembull për biznese të tjera për t’i orientuar politikat e tyre drejt Përgjegjësisë Sociale.

Për këtë arsye që prej Majit të vitit 2016 Zyra e Përfaqësisë së Schneider Electric në Shqipëri, iu bashkua Rrjetit Shqiptar të Përgjegjësisë Sociale ,i cili është anëtar i Rrjetit Evropian të Biznesit për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës.

Z.Bojidar Paliakov, Drejtor i kompanisë në Shqipëri, u shpreh se “Jemi të lumtur që jemi operativ në mënyrë të suksesshme me aktivitetin tonë në Shqipëri. Në këto 10 vite jemi krenar të themi se jemi bërë pjesë e komunitetit vendas dhe kemi pasur kënaqësinë t’ju shërbejmë klientëve me zgjidhjet tona, duke ndikuar në përmirësimin cilësor të jetës së tyre. Kjo është ajo që kërkojmë të bëjmë edhe në vitet ardhshme duke vazhduar ta çojmë më tej këtë marrëdhënie.”

“Life Is On”

Schneider Electric është specialisti botëror në menaxhimin e energjisë dhe automatizim. Me të ardhura prej 25 miliardë € në 2016, 160,000+ punonjësit tanë i shërbejë klientëve në mbi 100 vende, duke i ndihmuar ata të menaxhojnë energjinë dhe proceset e lidhura me të, të jenë të sigurta, të besueshme, efikase dhe të qëndrueshme.

Nga produktet më të thjeshta në sistemet komplekse operative, teknologjitë tona, programet dhe shërbimet përmirësojnë mënyrën se si klientët tanë menaxhojnë veprimtarinë e tyre. Teknologjitë tona i japin forma të reja industrive, transformojnë qytetet dhe pasurojnë jetën.

Në Schneider Electric, ne e quajmë këtë “Life Is On”.

#SchneiderElectric #LifeIsOn


English below

On July 8-th 2016, the Representative office of Schneider Electric registered officially 10 years presence in Albania therefore they decided to celebrate through action. The Representative office of Schneider Electric in Albania supported the “Adopt a Kindergarten!” Project of Municipality of Tirana; by offering their Unica Allegro range products, plugs and sockets, for the renovation of 10 public kindergartens in the district of Tirana. In February 2017, they had the chance to see their corporate social responsibility concept implemented, as an expression of gratitude to the community where their stakeholders live. Since May 2016 the Representative office of Schneider Electric in Albania joined Albanian CSR Network, which is member of The European Business Network for Corporate Social Responsibility.

Schneider Electric is the global specialist in energy management and automation. With revenues of ~€25 billion in FY2016, our 160,000+ employees serve customers in over 100 countries, helping them to manage their energy and process in ways that are safe, reliable, efficient and sustainable. From the simplest of switches to complex operational systems, our technology, software and services improve the way our customers manage and automate their operations. Our connected technologies reshape industries, transform cities and enrich lives.