Schumacher, mesazh “perlotes” per Ferrarin

Lidhur me artikullin:

Behet fjale per Michael Schumacher, mes gjithe atyre qe kane pergezuar Ferrarin pas suksesit te arritur ne Sepang te Malajzise, ne garen e dyte te sezonit te Formula 1.
Permes zedheneses se tij, Sabine Kehm, familja e 7 here kampionit te botes u ka derguar nje mesazh pergezimi drejtuesve dhe punonjesve te skuderise italiane.
Nje mesazh aq prekes, saqe drejtuesi Maurizio Arrivabene tregon se nuk i permbajti lotet.
“U perpoqa ta merrja ftohtesisht mesazhin gjate gjithe kohes, por ai mesazh me beri te shpertheja ne lote”, ka treguar ai per “Bild”.
Kjo eshte shfaqja e radhes e afeksionit dhe lidhjes se pazgjidhshme mes Ferrarit dhe Schumacherit, i cili sot (kete sezon) duket se po shijon parashikimin e tij te disa sezoneve me pare, qe Sebastian Vettel do te ishte “trashegimtari” i tij te “Kokekuqja”.

Burimi: Indeksonline