Schweinsteiger dhe Dante humbesit me te medhenj. Bayern me 3 mbrojtes

Edhe pse sezoni i ri i Bundesliges do dhe 3 jave qe te filloje, trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola duket se ka vendosur qe skuadra e tin ne sezonin e ri do te luaje me 3 mbrojtes. Guardiola ne finalen e kupes se Gjermanise kunder Borussia Dortmund sezonin e kaluar e aplikoi skemen me 3 mbrojtes ku ne qender luajti Javi Martinez. Ne krahun e djathe Boateng dhe Dante luajti ne krahun e majte. Bayern fitoi me rezultatin 2-0 pas kohes shtese. ‘Skema me 3 mbrojtes funksionoi shume mire’ deklaronte Guardiola ne perfundim te ndeshjes. Edhe ne sezonin e ri Guardiola e ka vendosur qe te luaje me 3 mbrojtes. Do te sakrfikohen Dante dhe Bastian Schweinsteiger. Me nje super Alaba dhe te rikthyerin Holger Badstuber duket se per Dante nuk ka vend ne formacionin titullar. Per me teper qe eshte afruar dhe Bernat qe luan ne krahun e majte. Edhe Schweinsteiger duket se do te sakrifikohet. Do te jete ne gare me kapitenin Lahm per nje vend ne mesfushe. Lahm per momentin eshte i paprekshem pasi per Guardiola ai eshte futbollisti me inteligjent ne bote.