Schweinsteiger mbyll kapitullin e kombetares

Lidhur me artikullin:

Bastian Schweinsteiger mbyll nje kapitull te rendesishem te karrieres se tij. Mesfushori i ka dhene fund aventures me fanellen e Kombetares se Gjermanise pas nje europiani plot dritehije. 31-vjeçari terhoqi shume kritika pas vetes ne Euro 2016 ku Gjermania u eliminua ne gjysmefinale nga Franca dhe ne kete menyre, ai ka vendosur t’i jape fund me ekipin perfaqesues. Schweinsteiger e ben te ditur vendimin nepermjet nje letre te hapur per te gjithe tifozet gjermane.

“I kam kerkuar trajnerit te mos me marre ne konsiderate ne te ardhmen pasi kam vendosur te terhiqem. Falenderoj gjithe tifozet, ekipin, federaten dhe trajneret e Kombetares. Ne 120 ndeshje me kete fanelle kam kaluar momente te paharrueshme. Trajneri Low e di shume mire se sa shume rendesi kishte per mua Euro 2016 pasi titullin europian e kemi fituar per here te fundit ne vitin 1996. Suksesi ne Boterorin 2014 ishte nje arritje historike or ky eshte momenti i duhur per t’u larguar dhe i uroj ekipt fat ne fushaten eliminatore te Boterorit 2018”, thekson kapiteni i “Die Mannschaft”, i cili numeron 24 gola ne 120 ndeshje me fanellen e Kampioneve te Botes.

Terheqja e tij pason ate te nje tjeter kapiteni pasi Filip Lahm njoftoi largimin nga Kombetarja Gjermane vetem 2 vjet me pare, menjehere pas suksesit ne Brazil. Ai eshte lojtari gjerman me me shume pjesemarrje ne nje europian. Pas ketij vendimi, Schweinsteiger do te fokusohet te ardhmja me klubin e Manchester United pasi gjate sezonit te shkuar ai u aktivizua vetem ne 18 ndeshje edhe pse u konsiderua si nje nga transferimet me te bujshme te “Djajve te Kuq”.