Sejko: Rritja ekonomike ne duart e politikes, jo bankes

Guvernatori Gent Sejko deklaroi se politikat e Bankes se Shqiperise nuk mund te ndikojne ne rritjen ekonomike, ndaj i takon qeverise te kryeje reformat e nevojshme.

Ne nje seminar me temen “Rishqyrtimi i bashkerendimit midis politikes monetare dhe politikes fiskale”, organizuar nga Banka e Sllovenise ne bashkepunim me Fondin Monetar Nderkombetar, Sejko tha se politika monetare nuk duhet mbingarkuar me nje mori qellimesh, perndryshe rrezikon te humbase besueshmerine.

“Duhet qe gjithmone t’i kujtojme vetes se çfare mundet dhe nuk mundet te arrije politika monetare: ne mund te ndikojme mbi variablat nominale te ekonomise, domethene nivelin e çmimeve, por nuk mund te ndikojme as mbi rritjen afatgjate dhe as mbi prosperitetin e pergjithshem ne ekonomi”, tha Sejko ne fjalen e tij.

Ndaj sipas, kreut te Bankes se Shqiperise, i takon politikaneve te reformojne ekonomine. “Ne kete drejtim mendoj se duhet qe gjithmone t’i kujtojme politikaneve permbushjen e detyrave te tyre ne lidhje me reformat strukturore dhe shfrytezimin sa me mire te frymemarrjes qe u jep politika monetare”, vijoi Sejko.

Me tej gjate fjales se tij, guvernatori i njohu te pranishmit me kursin e politikave ekonomike qe po ndjek Shqiperia.

“Norma baze e interesit, tashme ne 1.25%, eshte ne nivelin me te ulet historik, nivel ky i paimagjinueshem vetem disa vite me pare. Nderkohe, kemi rritur operacionet e injektimit te likuiditetit, si dhe kemi zgjeruar gamen e kolateralit te pranuar; dhe kemi perdorur komunikimin e kahut te ardhshem te politikes monetare si nje instrument alternativ te saj”, perfundoi Sejko.

/Top-Channel