Seks dhe droge, shkarkohen 4 pjesetare te nje stafi te OKB-se

Kater pjesetare te nje stafi te Kombeve te Bashkuara jane shkarkuar se fundi per shkak se kishin shperndare pornografi me te mitur permes “e-mail”-eve, nderkohe qe nje tjeter pjesetar eshte larguar nga puna sepse kishte perdorur nje mjet zyrtar te OKB-se per te transportuar 173 kg marijuane.

Lajmi behet i ditur nga nje raport i stafit menaxherial te OKB-se mbi çeshtjet kriminale pergjate nje viti deri me 30 qershor.

Raporti ne fjale dokumenton çeshtjet disiplinore dhe sjelljet kriminale qe perfshijne stafin e Sekretariatit te Kombeve te Bashkuara. Ne total, jane plot 41 mije pjesetare stafi sekretariati nga 188 vende te botes. Raporti nuk zbulon vendndodhjen e stafit te shkarkuar, apo se kur jane shkarkuar ata.

Kombet e Bashkuara jane tronditur se fundi me nje rrjedhe akuzash gjate ketij viti per sjellje te gabuara dhe abuzim seksual nga paqeruajtesit ne Republiken e Afrikes Qendrore, por keto raste nuk jane perfshire ne raportin e mesiperm.

Sipas zedhenesit te Kombeve te Bashkuara, Farhan Haq, te gjitha keto çeshtje kriminale jane referuar ne autoritetet e vendeve prej nga ku kane prejardhjen anetaret e stafit.

/Top-Channel/