Seksi, droga apo krimi? Kush na tundon me shume?

Nga Blendi Fevziu.

, pa harruar gjykimin e rendesishem moral ne kete rast. Ne Hit Paraden e lajmeve, Shukriu zinte vendin e pare, te dyte, te trete, te katert e te peste…

Nderkohe nen kuriozitetin per te brendshmet e shkyera te Xhelilit dhe nen lajmet per abuzimin me postin publik te tij qendronin disa lajme te tjera, qe as me pak e as me shume kane nje peshe te madhe ne shoqeri.

Lajmi per punesimin ne nje post te rendesishem shteteror lokal te nje personi qe kishte qene arrestuar per trafik narkotikesh ne 2006; Nje histori tipike qe po e cfilit Shqiperine qe prej vitit 2013 dhe qe po kthehet ne nje mallkim.

Lajmi per perfshirjen ne historine e ketij personi te personaliteve te rendesishme politike qe shfaqeshin edhe krah tij ne me shume se sa nje foto. Shfaqeshin ne nje inagurim pa pyetur kurre se nga vinin parate e investimit dhe a ishin legale ato?

Lajmi per largimin e Balilit, nderkohe qe ne shtyp e ne Tv diskutohej per rolin e tij ne trafik droge dhe per pergjegjesine qe ai kishte. Pergjegjesi qe ai vete e kishte mohuar. Nje mohim qe e ka kompromentuar ai vete duke u larguar ne drejtim te paditur.

Lajmi per pajisjen e paligjshme te pergjimit, qe askush nuk di te thote si eshte futur ne Shqiperi, perse eshte perdorur dhe kush e ka nen kontroll!

Lajmi per sharrimin e nje segmenti te autostrades Durres – Rrogozhine, ku humben jeten dy femije te pafajshem dhe ku ne 1 vit kane ndodhur 5 aksidente. Nje akt i paster korruptiv dhe perfitimi per te cilin Prokuroria dhe gjykata kane derguar deri tani ne burg 3 vete.

Lajmi per humbjen e mandatit te nje deputeti te rendesishem, i cili kishte vijuar te perfitonte fonde publike edhe pasi u be deputet.

Lajmi per masakrimin e nje gazetari qe tashme, thuajse u harrua nen zhurmen e ngjarjeve te reja.

Te gjitha keto u treten, ose mbeten pas, thuajse pornografia dhe abuzimi i paster i nje zyrtari publik, te ishte me i rendesishem se sa gjithe keto mijera abuzime qe marrin jete, shkelin ligjin dhe ushqejne krimin çdo dite. Nuk ka asnje dyshim qe ajo qe u dokumentua me Xhelilin eshte shume e rende. Nje person qe ka marre votat per t’i sherbyer qytetareve dhe abuzon me pushtetin duke tentuar marredhenie seksuale me nje vajze qe eshte ne moshen e femijeve te tij, eshte e ndeshkueshme moralisht dhe ligjerisht. Dhe çeshtja ka marre nderkohe edhe rruge ligjore. Por te ekzaltohesh nga te brendshmet e Shukriut dhe te fokusohesh ne historine e tij, me shume se sa ne problemet e droges, emerimeve kriminale, lidhjeve te politikes me krimin dhe shkeljes se ligjit, kjo nuk shkon. Kjo tregon se shoqeria rend pas skandaleve, pa u thelluar ne fenomenet bazike qe i prodhojne ato. Dhe fenomenet nisin te gjitha tek lidhja e politikes me krimin… Aty nis gjithçka. Edhe Shukriu ne vetvete eshte nje produk i saj.