Sekuestrohen 141 kilograme marijuane. Ne pranga nje 46 vjecar

Lidhur me artikullin:

Nje qind e dyzete e nje kilograme marijuane u sekuestrua nga policia greke ne kufi me Janjarin e Sarandes.

Sasia e lendes narkotike u sekuestrua ne vendin e quajtur Ampelona te Filatit. Marijuana ishte e fshehur ne nje makine, shoferi i se ciles nuk iu bind urdhrit te policise per te ndaluar.

Pas ndjekjes efektivet e policise vune ne pranga shoferin shqiptar 46 vjeç. Ndersa nga kontrolli ne makine u gjeten 130 pako me 141 kilograme marijuane.