Serena Williams fiton per here te 7 Wimbledon

Lidhur me artikullin:

Tenistja amerikane Serena Williams ka fituar sot per te 7-n here ne karrieren e saj grand slemin e Wimbledonit per femra, duke mundur 2-0 ne finale rivalen gjermane Angelique Kerber (7-5, 6-3). Kjo fitore kishte shijen e nje hakmarrjeje per motren e vogel Williams, pas humbjes qe Kerber i shkaktoi ne finale e Australia Open 5 muaj me pare. Por sot Serena edhe pse 33 vjeçare, tregoi epersi ne fushe e luajti me kujdes ne momentet vendimtare, duke treguar se mbetet nje kampione dhe ikone e ketij sporti.

Ky eshte grand slemi nr.22 ne karriere per Serena Williams, qe barazon nje tjeter gjermane, Steffie Graf, por per te arritur deri ketu tenistja amerikane sakrifikoi shume, duke humbur jo pak finale. Per Serenen ky eshte triumfi i dyte sezonal, pas turneut Masters te Romes. Por edhe sot per te nuk ka qene shume e lehte, pasi Kerber rivalizoi fort gjate gjithe kohes. Seti i pare eshte i ekuilibruar, tenistet fitojne “game” me topat e tyre dhe vetem pas barazimit 5-5 Serena arrin te shkeputet dhe fitoje 7-5.

Edhe ne setin e dyte e njejta pamje ne piket e para, ku rezultati barazohet deri ne shifrat 3-3, çast kur Serena fiton nje “game” me topat e rivakles dhe shkeputet 5-3. Tenistja amerikane nuk gabon dhe perfiton nga shansi i arte qe iu dha, per ta mbyllur setin e dyte 6-3 dhe fituar krejt takimin 2-0. Serena shperthen ne lot nga gezimi, ngre duart lart pas ketij triumfi te merituar dhe feston si heren e pare. Ajo rikthehet fituese ne nje grand slem 365 dite pas triumfit te fundit, po ne Wimbledon.

Ndeshja finale zgjati nje ore e 21 minuta, me dy tenistet qe dhuruan spektakel e emocione gjate gjithe kohes.

“Jam e lumtur qe arrita serish deri ne finale, por me vjen keq qe nuk fitova. Urime Serenes, qe mbetet nje kampione dhe frymezim per te gjithe ne”, tha Kerber gjate ceremonise.

Ndersa kampionia Serena Williams e lumtur dhe ne “qiellin shtate” pas ketij triumfi tha:

“Jam krenare qe rikthehem fituese ne nje grand slem. Falenderoj fansat per mbeshtetjen, Angeliqeu per lojen qe dha, stafin tim. E dija qe do t’ia dilja mbane dhe jam e emocionuar dhe e lumtur si heren e pare. por nuk ndalem, shihemi vitin tjeter”.