Serena Williams shume prane eleminimit

Lidhur me artikullin:

Serena Williams peson humbjen me te rende ne 16 vjet dhe pas disfates me tenisten rumune Simona Halep numri 1 i botes rrezikon seriozisht te eliminohet qe ne fazen e grupeve. Ne “Singapore Indoor Stadium” ne finalet e tete tenisteve me te mira te vitit motra e vogel Williams pesoi nje humbje shokuese duke fituar vetem 2 game gjithsej.

Te dy tenistet u vune perballe njera – tjetres me nga nje fitore secila, pas fitoreve respektive ne vetem dy sete ndaj Ana Ivanovic dhe Eugenie Bouchard. Serena kryesonte 3-0 ne bilancin e pergjithshem ndermjet tyre dhe 33-vjecarja nga Michigani kishte humbur vetem nje set ndaj kesaj kundershtareje, edhe ate 3 vjet me pare ne eimbledon, sidoqofte kampionia ne fuqi u dominua ne setin hapes dhe per pasoje 4 here kampionia e WTA Tour Championships u mund me 0 ne vetem 21’.

Ne setin pasardhes veterania amerikane thjesht sa beri dicka me teper rezistence sepse ne fund numri 4 i botes Halep mbylli gjithe takimin me shifrat 6-0, 6-2 ne 65’ loje. Keshtu Serena Williams ndalet ne 16 fitore radhazi ne kete aktivitet dhe kurioz eshte fakti se disfaten e fundit ne kete kompeticion ia kishte shkaktuar motra e madhe Venus, ne Doha 6 vjet me pare. 23-vjecarja rumune ne fund te sfides deklaroi se luajti ndeshjen me te mire ne karriere, ndersa Serena ne krahun tjeter rrefeu se edhe ne kategorine e te rejave kur ishte fare adoleshente kishte sherbyer me mire. Rezultati i pergjithshem i pikeve ne fund ishte 60-35 natyrisht ne favor te tenistes nga Konstanca, gjithsesi 18-here fituesja e turneve Slam deri me tani konsideronte si humbjen me poshteruese ate 6-1, 6-1 te pesuar 16 vjet me pare ne Oklahoma City nga Joannette Kruger. Ne ndeshjen tjeter te Grupit te Kuq Ana Ivanovic siguroi suksesin e pare ne keto finale dhe njekohesisht edhe fitoren e pare ne karriere ne tre perballje, ndaj kanadezes Eugenie Bouchard.

Tenistja serbe qe mban numrin 7 te ketij turneu dominoi qe ne fillim 20-vjecaren nga Montreali duke e mposhtur rivalen e saj ne aspektin psikologjik. Situata ndryshoi disi ne setin e dyte dhe takimi ishte me i ekuilibruar, sidoqofte ne fund 26-vjecarja nga Beogradi e theu plot 5 here ne servis numrin 5 te ketij eventi duke mbyllur krejt ndeshjen me rezultatin 6-1, 6-3, ne 82’ gjithsej. Pas ketyre rezultateve Genie Bouchard eshte pothuajse e skualifikuar, ndersa fati i kampiones ne fuqi do te varet pikerishte nga ndeshjet permbyllese te ketij grupi: Serena Williams – Eugenie Bouchard dhe Simona Halep – Ana Ivanovic.