Serge Gnabry e pranon. “Nje dite do te jem te Bayern Munchen”

Lidhur me artikullin:

Mesfushori i Werder Bremen, Serge Gnabry, nuk i ka hedhur poshte spekulimet per kalimin e tij te Bayern Munchen, ashtu siç, ne fakt, eshte raportuar qe para se ai te transferohej ne ekipin e tij aktual ne Bundesliga. Gjermani ka qene nje nder “hitet” e deritanishme ne kampionatin gjerman dhe duket qarte se largimi i tij nga Arsenal i ka sherbyer me se miri, sidomos pas tre golave qe shenoi javen e kaluar ne debutimin e tij me kombetaren gjermane kunder San Marinos. Bavarezet thuhet se kane nje opsion per ta blere kembeshpejtin ne fund te sezonit dhe ai nuk eshte aspak kunder.

“Padyshim qe mund ta imagjinoj veten duke luajtur te Bayern Munchen. Jam lloji i lojtarit i cili pelqen sfidat“, – eshte shprehur Gnabry per gazetaret.

Mbrojtesi i rekordmeneve, Jerome Boateng, nderkohe, do ta mirepriste 21-vjeçarin me krahet hapur, nese ky i fundit do te ishte gati per t’u transferuar ne Mynih.

“Gnabry eshte zhvilluar ne menyre te mahnitshme, ai eshte nje lojtar i mrekullueshem. Mendoj se ai eshte i afte per te luajtur me Bayern. Shpresoj qe te jete i shendetshem, ka potencialin per te arritur gjithçka”, – ka thene ish-berlinezi se fundmi ne nje konference per shtyp.