Sergio Ramos: “Të gjithë në finale u dëmtuan prej meje”

Lidhur me artikullin:

“Në fillim dëmtimi i Salah në shpatull, më pas goditja në kokë ndaj Karius. Tani ka mbetur që Firmino të thotë se është ftohur nga bulzat e djersës sime.”

Kjo është përgjigjja ironike e Sergio Ramos për të gjithë ata që mendojnë se ndërhyrjet e tij antisportive kushtëzuan ecurinë e sfidës finale të Championsit mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit. Mbrojtësi andaluz, tashmë i grumbulluar me Kombëtaren e Spanjën për Botërorin, duket i bezdisur që është folur kaq gjatë për Salah e tashmë po bëhet e njëjta gjë edhe për Karius.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

“Nuk doja të flisja, por po ta shikoni me kujdes, është ai që mbërthen më parë krahun tim. Më thonë që kam bërë një lëvizje prej xhudisti, por është ai që më ka kapur, më pas unë rrëzohem në një anë, ndërsa Salah dëmtohet në shpatullën tjetër. Kam komunikuar me Salah pas ndeshjes dhe jemi sqaruar.”