Serveri i tatimeve, Cani: Kontrollin e urdherova une

Ish-ministri i Financave Shkelqim Cani ka deshmuar perpara komisonit hetimor parlamentar mbi dyshimet e klonimit te serverit te tatimeve. Cani ka pranuar se ishte ai qe kishte vendosur ne kushte emergjence kryerjen e kontrollit te serverit, duke perzgjedhur edhe anetaret e grupit te auditit.

“Nga verifikimet qe jane bere ne drejtorine tatimore te Tiranes, kishte raste ku jane bere veprime ne sistem dhe personat, emrat e te cileve permendeshin nuk e pranonin qe e kishin bere vete nderhyrjen”, tha ish ministri i Financave, Shkelqim Cani.

Dyshimet se perzgjedhja e anetareve te grupit te auditit dhe menyra e berjes se kontrates, ishin bere te pambeshtetura ne ligj, dhe per rrjedhoje opozita ne komision hedh dyshime se jane marre te dhenat e tatimeve per qellime te tjera jashte atyre te percaktuara ne raportin e auditit, ka ngjallur debate mes kryetarit te komisonit Arben Ristani dhe ish-ministrit Cani.

“Nuk keni zbatuar aspak, se keni lidhur nje kontrate per nje sherbim, kontrata per nje sherbim lidhet mbi bazen e ligjit per prokurimimin publik. Ata personat qe çuat ju i futen ne sqetull naten te dhenat dhe iken nga drejtoria e tatimeve”, tha Arben Ristani.

“Ju referoheni per ate qe eshte me para. Une po ju them se i kam marre pa para. Ju konkluduar per gjera qe une nuk e di nga i dini”, tha Cani.

Duke insistuar se ka vepruar konform ligjeve dhe ne favor te interesave te shtetit, ish-ministri Cani i ka bere thirrje ministrit aktual te Financave, qe pas perfundimit te ketij komisioni te ngreje nje tjeter grup kontrolli per te verifikuar serish serverin per te cilin u ngrit ky komision, pasi Cani dyshon se akoma shkelje dhe vjedhje ne dem te interesave te shtetit.

 

/Top-Channel/