Sevilla ne histori. Skuadra e pare pa asnje spanjoll ne fushe

Lidhur me artikullin:

Gjashte kombesi te ndryshme dhe tre kontinente te ndryshme perbenin formacionin e Sevilla kunder Eibar te shtunen. Per te paren here ne histori, nje ekipi i La Liga e fillon ndeshjen pa asnje lojtar spanjoll ne ekip. Gjithsesi, kjo zgjati vetem 14 minuta, pasi trajneri Jorge Sampaoli futi ne fushe spanjollin Sergio Escudero qe zevendesoi te demtuarin Adil Rami.

Per ekipin e Sevilla kishte kater argjentinas ne fushe (Mercado, Krantevitter, Correa dhe Vietto), tre franceze (Rami, Kolo dhe Ben Yedder), nje italian (Sirigu), nje brazilian (Ganso) dhe nje japonez (Kiyotake). Per shkak te kalendarit te dendur, Sampaoli bori disa ndryshime – shtate, ne total – nga takimi i Champions league kunder Juventus. Ky rotacion historik beri qe Sevilla te kete formacionin e pare pa asnje spanjoll.