Sfida miqesore por skuadrat rivalizojne ne maksimum

Tre sfida luksi, tre klasike te futbollit qe rrallehere mund te shijohen si miqesore. Italia pret Gjermanine ne teatrin e futbollit italian, stadiumin “San Siro” ne nje sfide te vertete pas stervitoreve ne eliminatore perkatesisht ndaj Lihtenshtejnit dhe San Marinos. Dueli mes te kalterve dhe teutoneve nuk cilesohet asnjehere miqesor sepse armiqesia sportive mes dy kombetareve ka rrenje te thella ne histori. Dy filozofi te ndryshme ne gare per fronin e Europes per dekada te tera.

Giampiero Ventura ka detyren e veshtire per te ndertuar nje skuader qe duhet te marre hak per ate eliminim te dhimbshem ne Euro 2016, ndersa Joachim Low kerkon nje tjeter sukses ndaj te kalterve. Gjithsesi, eksperimentet nuk do te mugojne ne te dyja krahet pasi i riu i portes se Milanit, Gianluigi Donnarumma do te kete nje mundesi te arte per te treguar se ai eshte gati per te marre mbi shpatullat e tij trashegimine e Giggi Buffon, ndersa ne kampin gjerman, mesfushori i Wolfsburg, Yannick Gerhardt pritet te debutoje qe nga minuta e pare.

Nga vizita ne Koloseun e Romes, ndoshta Gjermanet kane mesuar diçka me shume rreth historise se kombit me te cilin kane qene perhere ne rivalitet dhe ne “San Siro” ata do te kerkojne te japin nje tjeter leksion futbolli pasi momentalisht jane dukshem te favorizuar ne kete duel ku Italia ka humbur ndjeshem terren. Ne total, dy kombetaret jane ndeshur me njera tjetren 21 here ku Itali kryeson me 11 fitore perballe 6 te gjermaneve, te cilet regjistrojne suksesin e fundit ne kohen e rregull ne miqesoren e Mynihut rreth 1 vit me pare me rezultatin 4-1. 40 jane golat e shenuar nga te kalterit ne duelet me GJermanine qe ka arritur ta gjeje rrjeten 6 here me pak se rivalet. Sfida e pare mes dy skuadrave daton ne nje miqesore te vitit 1923, ndersa 3 vjet me pare, po ne “San Siro”, ndeshja u mbyll ne barazim 1-1.

Nje tjeter perballje interesante e mbremjes se sotme eshte edhe ajo qe do te luhet ne “eembley” mes Anglise dhe Spanjes. Skuadra e Gareth Southgate kerkon te fitoje prestigjin pas eliminimit dramatik ne Europian por edhe pas skandalit qe perfshiu ish trajnerin Sam Allardyce. Ky eshte rasti i duhur qe “Tre Luanet” te rigjejne buzeqeshjen pasi perballe ata kane as me pak dhe as me shume se Spanjen e Lopeteguit. Suksesi 3-0 ne derbin Britanik ndaj Skocise i gjen anglezet me moralin ne yje, ndersa Spanja prezantohet pas fitores se lehte 4-0 ndaj Maqedonise.

Rooney nuk do ta nise ndeshjen qe nga minuta e pare, ndersa Spanja do te eksperimentoje me formacionin ku Aduriz qe eshte edhe njeriu me i vjeter qe ka shenuar per kete kombetare, pritet te luaje titullar. Anglia ka humbur vetem ne 2 nga 15 ndeshjet miqesore gjate viteve te fundit, ndersa ne 8 sfidat e fundit miqesore ka arritur te shenoje te pakten nga nje gol. Gjithsesi, ne duelet direkte, ishulloret jane mundur ne 4 nga 5 ndeshjet e fundit. Nje sfide per t’u shijuar nga teatri i futbolit Anglez , “Wembley” i famshem ku futbolli europian do te dhuroje 90 minuta prestigji.

Sfida e trete eshte ajo qe do te luhet ne Lens. “Elefantet” qe cilesohen si nje nga kombetaret me te mira te Kontinentit Afrikan, kane nje ekserience te madhe ne sfida te tilla dhe e shkuara si koloni franceze pritet te nxjerre ne pah krenarine e ekipit nga Afrika Perendimore. Franca nuk njeh humbje qe nga disfata ne finalen e Euro 2016. Ne krahun tjeter, Bregu i Fildishte nuk humbet qe prej 6 ndeshjesh dhe prezantohet ne Lens me deshiren per te bere surprizen.