Shangai Masters fillon me surpriza. Eleminohet Cilic

Filloi ne Shanghai turneu i parafundit Masters i vitit dhe duke patur parasysh pozitat ne renditjen boterore ky aktivitet pritet te influencoje ndjeshem edhe ne garen kualifikues per te plotesuar edhe vendet e mbetura per turneun permbylles te 8 tenisteve me te mire te vitit 2014. Per momentin te drejten per te marre pjese ne Londer muajin e ardhshem e kane fituar vetem 3 teniste, Novak Djokovic, Roger Federer dhe Rafael Nadal, nderkaq shume prane kualifikimit jane gjithashtu edhe Stanislas eaerinka e Kei Nishikori. Tenisti helvet duhet te mbroje piket e cerekfinales se vjetshme ndersa tenisti japonez pas dy turneve te fituar radhazi ne Kuala Lumpur dhe Tokyo eshte shume prane arritjes historke per t’u bere i pari tenist aziatik qe fiton te drejten per te luajtur mes 8 me te mireve te botes. Do te mungoje ne Shanghai francezi Jo-eilfried Tsonga dhe nje fakt i tille redukton ndjeshem shanset e fituesit te Mastersit te Torontos, sidoqofte rivaliteti pritet te jete shume i ashper pasi Cilic, Berdych, Raonic, Murray, Ferrer dhe Dimitrov ndahen nga 575 pike dhe nga keta 6 emra do te fitojne te drejten per te luajtur ne ATP World Tour Finals vetem tre teniste. Ne diten e pare gjithsesi u eliminua ne menyre surprize fituesi i US Open Marin Cilic, qe humbi ne tre sete derbin kroat me veteranin Ivo Karlovic. Numri 9 i botes 12 muaj me pare nuk morri pjese ne Mastersin Kinez, pasi ishte i skualifikuar, keshtu qe nuk humbet pike, por sidoqofte ben pershtypje nje disfate e tille pavaresisht meritave te padiskutueshme te gjigantit Karlovic qe fitoi tie break-un e setit percaktues me shifrat 7-2.
Fat i ndryshem ne diten hapese per tenistet amerikane. Donald Young u mund ne vetem dy sete nga tuniziani Malek Jaziri, nderkohe avancuan per me tej John Isner dhe Jack Sock. Numri 14 i botes dhe njekohesisht tenisti me i mire ne ranking nga Shtetet e Bashkuara mundi 6-3 ne set final spanjollin Pablo Andujar, ndersa 22-vjecari nga Nebraska Sock pasi e pa veten vetem 1 pike larg disavantazhit 4-0 rikuperoi ne setin percaktues ndaj australianit Bernard Tomic, duke fituar plot 6 nga 7 gamet e fundit te sfides, ne nje ndeshje qe zgjati 2,5h dhe ku dy setet e pare u mbyllen me tie break.
Argjentinasi Juan Monaco falenderoi ne menyren me te mire te mundshme organizatoret per ftesen duke mposhtur 6-2, 7-6 portugezin Joao Sousa, ndersa tenisti nga Tajvani Yen-hsun Lu triumfoi ne tre sete ndaj iberikut Marcel Granollers Puyol. Afrikanojugori Kevin Anderson permbysi disavantazhin e setit hapes ndaj britanikut James eard ndersa numri 10 i botes Grigor Dimitrov e nisi pozitivisht aventuren e tij teksa fitoi lehtesisht ne pothuajse nje ore loje 6-3, 6-3 ndaj uzbekut Denis Istomin. Ne fund Richard Gasquet pasi anuloi dy set point ne tie break-un e setit te pare perfitoi nga gabimet dhe nervozizmi i Jeremy Chardy, per te fituar ne vazhdim derbin francez 7-6, 6-2.