Shaqiri: ‘Nuk largohem’

Birra, autografe dhe foto me tifozet. Xherdan Shaqiri dhe Holger Badstuber ishin te ftuarit e nderit e nje eventi promovues ne nje lokal ne Manhatan, ku tifozet e Bayern Munchen ishin te pafund, njelloj si ne Gjermani e ne te gjithe boten. Edhe njehere, mesfushori me origjine shqiptare nuk mundi t’i shmangej interesimit se cfare do te ndodhe me te ardhmen e tij, por per Shaqiri, asgje nuk do te ndryshoje, te pakten per momentin.
‘Kam nje kontrate deri ne vitin 2016 dhe do te jam maksimumin per sa kohe do te jem te Bayerni. Klubi beson te une dhe une besoj te klubi, pra me pak fjale nuk kam ndermend te largohem’.
Jane te shumte klubet qe kane shfaqur interes per sherbimet e cmuara te Shaqirit, mes te cileve Juventusi, Liverpooli e Roma. Drejtori sportiv i bavarezeve, Matthias Sammer vazhdimisht ka insistuar se 22-vjecari eshte pjese e planeve te Guardioles, ndryshe nga Kroos dhe Mandzukiç qe u larguan drejt Madridit. Pavaresisht ketyre shkeputjeve, Shaqiri mendon se loja e Bayernit nuk do te ndryshoje. ‘Mendoj se Toni eshte nje futbollist i madh, i cili e permiresoi ndjeshem skuadren, por kemi ne dispozicion shume lojtare qe mund te luajne ne rolin e tij. Ne kete aspekt, largimi i Tonit nuk besoj se do te ndikoje te loja jone’.
Badstuber, i cili ndodhej perkrah Shaqirit ne kete event, foli ne vijim per gjendjen fizike pas disa nderhyrjeve ne gju. Mbrojtesi 25-vjecar tha se fale stervitjeve te vazhdueshme dhe lojes ne fushe, tani nuk ndjen me dhimbje dhe ndihet gati per sfidat e sezonit te ri.

/superpsort/