Shaqiri i pakenaqur me Zvicren. Mendon per Kosoven

Xherdan Shaqiri alarmon Zvicren. Edhe pse mendohej si nje çeshtje e mbyllur pasi disa jave me pare mesfushori i mbylli deren Kosoves, situata ka ndryshuar. Çeshtja e shiritit te kapitenit qe kaloi ne krahun e Lichsteiner duket se po turbullon ujerat ne grupin e drejtuar nga Petkovic. “Asnjehere nuk i dihet se çfare mund te ndodhe ne jete”, iu pergjigj Shaqiri pyetjes se nje gazetari zviceran nese Kosova ishte ende ne mendimet e tij. Nga qendra stervitore ne France, 24-vjeçari i lindur ne Gjilan theksoi se per momentin nuk ka asnje kontakt. “Çfare do te ndodhe nese Kosova me premton shiritin e kapitenit? Nuk e di por do te mendohesha gjate”, shton Shaqiri qe i hedh benzine zjarrit ne nje moment shume delikat per te ardhmen e Kombetares se Zvicres pasi lojtaret shqiptare perbejne berthamen e skuadres helvete.

Sipas te perditshmes “Blick”, mesfushori i Stoke City eshte ende i nxehur me vendimin e Petkovic per t’ia besuar drejtimin e skuadres ne fushe mbrojtesit te Juventusit, Stephan Lichsteiner. “Te gjithe deshirojne te mbajne shiritin e kapitenit dhe une mendoj se nese merret parasysh hierarkia, me takon qe ta mbaj”, deklaroi disa jave me pare Shaqiri. Ne rast largimi te 24-vjeçarit Zvicra do te humbiste shume nga pesha e saj ne arenen nderkombetare pasi ai ka shenuar 17 gola ne 54 ndeshje zyrtare, ndersa ne 8 ndeshjet e fundit zyrtare ka shenuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.