SHBA dhe BE pranojne propozimin e kreut te Kuvendit Ilir Meta

Lidhur me artikullin:

Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE ne Tirane, Romana Vlahutin kane pranuar ftesen e Kryetarit te Kuvendit, Ilir Meta per t’iu bashkuar tryezes se diskutimeve per gjetjen e konsensusit per miratimin e Reformes ne Drejtesi, por me nje kusht, “Ne rast se te gjitha partite bien dakord, me mirekuptimin se keto diskutime do te bazohen tek propozimi hibrid” thuhet ne deklaraten per mediat.

Reagimi i ambasades amerikane:

“Ambasadori Lu ka informuar Kryetarin e Parlamentit Z. Meta se e pranon ftesen e tij per t’iu bashkuar diskutimeve diten e hene, duke nenkuptuar se keto diskutime do bazohen mbi propozimin hibrid. Me 10 korrik, si qeveria ashtu edhe opozita u angazhuan perpara Ambasadores Nuland se negociatat e ardhshme do te bazoheshin vetem mbi propozimin hibrid, i cili ve ne zbatim plotesisht paragrafin 88 te Komisionit te Venecias dhe ka mbeshtetjen e OPDAT dhe EURALIUS.”

Propozimi i zyrtares se larte te SHBA, Victoria Nuland qe ishte pak dite me pare ne Tirane kishte ne thelb miratimin e Reformes ne Drejtesi me Vetingut e mbikeqyrur nga nderkombetaret. Viktoria Nuland u la ne tryeze partive politike nje formule permes te ciles ekspertet nderkombetare kane rol skualifikues ne procesin e vetingut, çka perkthehet qe ne rastet e kandidaturave te papelqyera nga ekspertet, ato te mund te skualifikohen pa u perfshire fare ne proces.

Reagimi i ambasadorja e BE:

Ambasadorja e BE ne vijim te deklarates pas pranimit te fteses se Metes shpjegon edhe rolin e nderkombetareve ne procesin e Vetingut qe do te jete afatshkurter, pasi thekson se qendrimi afatgjate i BE-se dhe SHBA-ve eshte se i gjithe pushteti vendimmarres duhet te qendroje me autoritetet shqiptare.

“Ambasadorja eshte e gatshme te ofroje pikepamjet e BE-se rreth propozimit dhe perputhshmerise se plote te rolit te parashikuar per Operacionin Nderkombetar te Monitorimit me Opinionin e Komisionit te Venecias, si edhe me qendrimin afatgjate te BE-se dhe SHBA-ve se i gjithe pushteti vendimmarres duhet te qendroje me autoritetet shqiptare”.

Ambasadorja Vlahutin shprehet se “Bashkimi Evropian ka mbeshtetur dhe lehtesuar si punen e eksperteve, ashtu edhe negociatat politike per reformen ne drejtesi qe prej fillimit, per arsye se kjo reforme jo vetem qe kerkohet nga qytetaret shqiptare, por edhe perben nje parakusht thelbesor per hapat e metejshem te Shqiperise per integrimin ne BE”.

Ne fund ambasadorja e BE e mbyllur deklaraten duke theksuar se pergjegjesia per kete reforme eshte e autoriteteve shqiptare