SHBA presin pergjigje per propozimin ndaj Rusise

Presidenti rus Vladimir Putin i telefonoi dje Presidentit Barack Obama per te diskutuar propozimin amerikan per zgjidhjen e krizes ne Ukraine.

Shtepia e Bardhe thote se zoti Obama ka sugjeruar qe zoti Putin te ofroje nje pergjigje me shkrim per zgjidhjen diplomatike qe iu paraqit Ministrit te Jashtem rus Sergei Lavrov nga Sekretari i Shtetit John Kerry kete jave.

Nje deklarate e Shtepise se Bardhe mbi telefonaten nuk jep hollesi per propozimin qe iu sugjerua Rusise, por Shtetet e Bashkuara i kane bere presion Rusise te terheqe trupat brenda perimetrit te bazave te saj ne Krime dhe te lejoje vezhguesit nderkombetare te futen ne Krime per te garantuar sigurine e popullates ruse ne gadishull.

Presidenti Obama tha se qeveria ukrainase vazhdon te ndjeke nje qendrim te frenuar per te qetesuar situaten dhe i beri thirrje Rusise te mbeshtese procesin dhe te shmange provokimet e metejshme.