SHBA: Vuçiç te prese Ramen ne Serbi

“Shtetet e Bashkuara nuk kane nje mik me te mire ne rajon sesa Shqiperia dhe shpresoj qe Shqiperia te mos kete nje mik me te mire ne bote se Shtetet e Bashkuara te Amerikes”.

Ky nenvizim i kryetarit te nenkomisionit per Europen ne Komisionin e Jashtem te Senatit amerikan, i parapriu nje mesazhi te drejtperdrejte te tij nga Tirana per Kryeministrin serb, Aleksander Vuçiç.

Prania e tij ne Beograd diten e shfaqjes se dhunes ndaj perfaqesueses se kombetares sone dhe delegacionit te Federates shqiptare, e ka bere mesa duket me te qarte per senatorin amerikan pohimin e drejtperdrejte per prani te huliganizmit ne kete stadium.

Por mesazhi tij per Beogradin ishte ai i mos udheheqjes se politikes nga keto shfaqje.

“Une besoj se nuk duhet ta leme huliganizmin ne futboll te bjere ndesh me thellimin e marredhenieve dhe lidhjeve mes vendeve te ketij rajoni. Jam takuar dhe kete mesazh ia kam percjelle Kryeministrit Vuçiç ne serbi. Ia kam percjelle atij kete mesazh dhe une shpresoj qe ai te zgjohet neser ne mengjes dhe te rikonfirmoje ftesen qe Kryeministri juaj te vizitoje Beogradin. Kur lindin probleme siç ndodhi me kete ndeshje, eshte e domosdoshme qe udheheqesit te ngrihen mbi to dhe te bisedojne dhe jo secili prej tyre te zere kendet anesore. eshte e rendesishme te thuhet qe ndersa vazhdon dialogu ne rajon, Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te qendrojne perkrah Shqiperise dhe fqinjeve tuaj, ndersa e perkrah te gjithe rajonin”, u shpreh Christopher Murphy.

Senatori amerikan vleresoi veçanerisht faktin se Shqiperia ka qene perkrah SHBA ne shume sfida nderkombetare. E ndersa Shqiperia behet gati per anetaresim ne BE deklaroi ai, eshte momenti qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te rrisin dhe jo te zvogelojne perkushtimin ndaj Shqiperise. Ky eshte nje mesazh qe Christopher Murphy u angazhua ta marre me vete ne Senatin amerikan.