Shën Petersburg Stadium. Një mrekulli e arkitekturës

Shën Petersburgu është një tjetër qytet që nuk mund t’i mungonte evenimentit më të rëndësishëm futbollistik të globit. Qytetin e njohit të gjithë, ndërsa stadiumi është rikonstruktuar gjatë vitit 2017, për të qenë në lartësinë e Shën Petersburgut.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

I projektuar nga arkitekti japonez Kisho Kurokawa, ky është një nga impiantet futbollistikë më modernë në Europë, teksa ka një “çati rrëshqitëse” që mund ta mbulojë stadiumin brenda 15 minutash, në rast reshjesh të shumta. Kapaciteti i “Shën Petersburg Stadium”, apo “Zenit Arena” është prej 56.196 personash, ndërsa në të do të luhen plot 7 ndeshje, si më poshtë:

Marok-Iran, 15 Qershor 2018
Rusi-Egjipt, 19 Qershor 2018
Brazil-Kosta Rika, 22 Qershor 2018
Nigeri-Argjentinë, 26 Qershor 2018
Një ndeshje e fazës së 1/8-ave
Një ndeshje gjysmëfinale
Sfida për vendin e tretë