Shenasi Rama: “Duhet te rikthehet denimi me vdekje qe te shpetojme nga krimi dhe te korruptuarit”

Lidhur me artikullin:

Shenasi Rama, profesor ne New York University te SHBA, nje nga protagonistet e Levizjes se Dhjetorit ’90, ka vleresuar kontributin e Levizjes kryesisht ne thyerjen e mitit te Enver Hoxhes, rrezimin e regjimit komunist, shmangien e luftes civile, krijimin e opozites se pare etj. Megjithate, 25 vjet pas njeres nga levizjet me te rendesishme ne historine e vendit, Shenasi Rama, gjate nje interviste per gazeten SOT, mendon se Shqiperia eshte ne nje udhekryq, e kapur nga nje pari sunduese e korruptuar, e inkriminuar dhe e shpelare moralisht, e cila tenton here pas here qe te identifikohet edhe me Levizjen e Dhjetorit. Ne kete kuader, Shenasi Rama prezanton nje platforme per rrugedalje, platforme e cila po prezantohet ne qytete te ndryshme te vendit, por edhe ne vende te ndryshme te Evropes. Pjese e platformes me 10 pika eshte edhe ndryshimi apo korrektimi i sistemit aktual, krijimi i gjykatave speciale per ndeshkimin e krimeve ne 25 vjet, denimi me vdekje si ne SHBA, mbrojtja e prodhimit kombetar, orientimi i burimeve njerezore etj. Shenasi Rama eshte ndalur edhe tek zhvillimet e fundit politike, qe nga polemikat per testin e droges, miratimin e paketes se dekriminalizimit, tek plani per hapjen e dosjeve etj.

Prof. Rama, Levizja Studentore po perkujtohet nga te gjithe forcat politike ne Shqiperi. Çfare i lidh keto forca me Levizjen qe solli pluralizimin?    

Ne 25 vjetorin e fillimit te Levizjes Studentore do te organizohen shume aktivitete. Te gjithe duan te duken se jane te lidhur me Levizjen Studentore, se i dhane frymen asaj, se jane pjese e arritjeve te saj. Nje pale organizojne edhe demonstrata, thjesht per te krijuar dukjen se po e perserisin Levizjen ne nje nga ditet e saj. Mirepo, ajo qe ishte nje moment historik, tani po perseritet si nje moment tragjikomik. E megjithate, duhet te ndahet shapi nga sheqeri! Levizja Studentore nuk ka asgje te perbashket me sistemin qe eshte ndertuar me partite politike dhe me keta qe e kane shkaterruar shtetin shqiptar, kombin, ekonomine, njeriun, natyren dhe te ardhmen e shqiptareve. Te gjithe ne pjesemarresit ne Levizje, jemi organizuar dhe do ta perkujtojme veçmas partive politike dhe mashava te tyre. Çdo studente dhe student i asaj kohe qe e ka ndjere veten pjesetar te Levizjes Studentore eshte mese i mireseardhur ne aktivitetet tona, sepse do te ndjehet i sigurte dhe i nderuar ne mes te shokeve te vet. Çdo aktivitet tjeter qe organizohet nuk e ka legjitimitetin tone, sepse ne kemi qene Levizja Studentore e ne jemi Levizja. Ata kane qene vegla te sistemit dhe tani jane veglat e parise se Tiranes. Ne kemi qene e jemi te paster si kristali sepse nuk na ka kontrolluar njeri, sepse kemi bere nje sherbim te çmueshem publik dhe se e kemi per nder te jemi njerez qe kane respekt per veten.

Çfare aktivitetesh do te zhvillohen nga pjesemarresit e Levizjes per te ritheksuar kontributin e Levizjes Studentore ne demokratizimin e Shqiperise?    

Komisioni Organizator Per Perkujtimin e 25 vjetorit te Levizjes Studentore nen drejtimin e Arben Sulos, Akli Fundos, Arben Likes, Myftar Gjanes, Edvin Shvarcit dhe te tjereve, ka bere nje pune te shkelqyer. Keshtu, me 11 dhjetor do te organizojme nje takim perkujtimor ku do te paraqiten referate nga une per librin tim “Per Levizjen Studentore, 1990-1991”, dhe nga Dr. Llukman Halili nga Zvicra qe sapo ka botuar nje liber cilesor dhe shume te vyeshem per Levizjen Studentore dhe per rolin e saj. Ne kete takim do te nderojme edhe shoke e shoqe qe nuk e kane marre respektin e merituar per aktet dhe per veprimtarine e tyre. Me 12 Dhjetor mbahet Konferenca Nderkombetare mbi Levizjen Studentore dhe mbi kontributet e saj. Ne kete konference do te vijne studiues nga shume vende te botes, nga Mbreteria e Bashkuar, SHBA, Zvicra, Sllovenia, Italia, Gjermania dhe natyrisht nga Shqiperia. Ne datat e tjera te rendesishme te Levizjes do te gjejme menyren dhe rrugen qe te jemi ne Qytetin Studenti, sepse atje eshte shtepia jone. Ata qe shkojne atje pa ne, keshtu si jane nisur si demonstrues apo si manifestues, apo perkujtues, shkojne tek vendi i krimit te tyre. Dhe ketu me duhet te them se Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, nuk e ka dhene Sallen e teatrit te Qytetit Studenti ne menyre qe perkujtimin e Levizjes ta zhvillonim atje ku na takon, por ne do ta bejme qofte edhe ne rruge.

Duket se nuk ka mbetur fjale pa u thene dhe detaj pa u rrefyer per Levizjen e Dhjetorit…  

Me shume jane thene te paverteta dhe mashtrime. Ata qe kishin pushtetin e bene historine si deshen vete, por te verteten nuk e nderruan dot. Njerezit qe kane besuar me goje hapur rrenat dhe heroizmat e rreme te Sali Berishes, Arben Imamit, Besnik Mutafajt, Preç Zogajt e te tjereve, ndoshta do te kene durim te degjojne edhe te verteten. E verteta e Levizjes Studentore eshte krejt e ndryshme nga ajo qe eshte treguar prej tyre gjate ketyre 25 viteve. Prandaj, per ne qe nuk jemi blere e shitur, ajo e vertete eshte e çmueshme. Ka shume gjera te reja qe dalin si ne librin tim, si ne librin e Dr. Llukman Halilit, ashtu edhe ne librat e miqve tane te vjeter. Por, pyetja eshte se perse i shqeteson Levizja Studentore dhe perkujtimi i saj ne Tirane nga ana jone kur vete keta kane thene se do te bejne demonstrata dhe 25 aktivitete ne 25 dite? Ne Tirane merren me gjithfare lloj tipi qe shitet disident dhe ka tre muaj qe shtypi merret me halucinacionet e dikujt qe e nderron historine e vet personale tre here ne dite. Perse nje Levizje kaq madhore qe e nderroi rrjedhen e historise, e cila duhet t’i shqetesoje te gjithe dhe te gjithe te fillojne me kete tekniken e harrimit, te nenvleresimit, dhe te injorimit?! Sepse iu djeg dhe iu djeg keq! Levizja Studentore nuk ka qene vegel e Sigurimit! Ne kemi qene shpresa e ketij kombi dhe shteti dhe e beme detyren tone me nder, pa pushke dhe pa arme, por me mendjen e dijet tona, me zemer dhe me mend, fituam pluralizmin e vertete politik, thyem mitin e Enver Hoxhes, i hoqem legjitimitetin sistemit, ngjallem masat, krijuam dhe i dhame jete opozites dhe beme te pamunduren per te shpetuar vendin nga lufta civile. Vertete jane vetem kater muaj, por mos harroni, se jane teper te rendesishem per shqiptaret. Per dhjete dite ne historine e tyre ruset kane shkruar nja 18 mije libra. Ç’te keqe ka se mblidhemi te perkujtojme nje moment qe ju jep nder njerezve, sepse zvarriteshin perdhe dhe ne e kemi ngjallur frymen qe te behen njerez. Ne shqiptaret nuk e kemi luksin te harrojme te verteten, sepse do ta perserisim te keqen qe na kishte rene mbi koke. Ata kane thene mashtrimet, ne kemi thene e do te themi te verteten dhe tashme i takon historise te gjykoje.

Megjithate, pyetja eshte nese pas 25 vitesh, a eshte domosdoshmeri kombetare perseritja e nje impulsi te tille, duke pare gjendjen dhe situaten ku ndodhet sot Shqiperia?  

Po, pa dyshim! Prandaj, me nje nga koleget e Forumit Intelektual Rrethi i Ferrit, Doktorant Grid Rroji dhe Dr. Valbona Karanxha kemi botuar tre libra, te cilet synojne te japin nje pamje te gjendjes reale ku jemi dhe te rrugezgjidhjeve, ashtu si i mendojme ne. Prandaj, me 7 dhjetor organizojme ne Tirane nje Simpozium Shkencor, “Tranzicioni dhe Ndertimi i Rrethit te Ferrit”. Po ashtu kemi organizuar nje numer takimesh ne Shkoder, Elbasan, Vlore dhe ne Korçe, per te diskutuar gjendjen dhe mbi keto tema. Impulsi vjen nga kuptimi i drejte i gjendjes, nga diagnoza e sakte dhe me pas vjen edhe diskutimi i menyres dhe i rruges qe duhet ndjekur. Prandaj, duke e dhene kete kontribut, ne veçanti ne pershendesim te gjithe ata te rinj e te reja, qe kerkojne te japin kontribut dhe te ndryshojne gjendjen. Mirepo, duhet nje vizion i qarte dhe kombetarist si e vetmja rruge per te shpetuar kombin dhe shtetin. Kush kerkon te mesoje se çfare duhet bere, eshte mese i mirepritur ne veprimtarite tona dhe jemi te hapur per çdo mundesi bashkebisedimi. Ama, e dime mire se do te rrethohemi me heshtje e me injorim te studiuar nga mediat e ndryshme, por te verteten do ta themi gjithsesi.

Nje nga propozimet e platformes se zgjidhjes eshte denimi me vdekje. A nuk ju duket i tejkaluar ne kohe ky propozim per nje vend demokratik?    

Po pse krimineli sillet ne menyre demokratike qe te trajtohet ne menyre te tille? SHBA eshte modeli per parine, keshtu na thote, e megjithate, SHBA e ka denimin me vdekje. Per ne eshte e domosdoshme qe te vendoset drejtesia dhe ligji, per te denuar, per te parandaluar dhe per te kursyer. Ti vret nje njeri dhe ne Shqiperi denohesh per jete…E di sa kushton te mbahet nje i burgosur i tille? 43 euro ne dite, pra 15,965 euro ne vit. Pra, sa rroga vjetore e pese mesuesve. Por drejtesia dhe ligji duhet te vendosen duke mbajtur parasysh te miren publike dhe jo interesat e parise se Tiranes. Ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe dhe jo me i barabarte per disa se sa per te tjeret. Denimi me vdekje dhe nje Gjykate e Veçante, jane te domosdoshem. Dhe do ta shohim se si do te bjere krimi kur ligji te zbatohet njelloj per te gjithe.

Prof. Rama, propozimet mbeten propozime, po si mund te thyhet Paria Sunduese e Tiranes?    

Gjithçka fillon me nje mendim. Nuk eshte puna te thyhesh njerezit, puna eshte te nderrojme sistemin dhe te krijojme kushtet e menyrat qe te funksionojme si shoqeri normale, progresive dhe moderne. Nje krahasim te ndihmon te kuptosh se çfare duhet. Njerezit jane si tullat. Tullat perdoren per te bere burg, tullat perdoren per te ndertuar shtepi e shkolle. Tullat perdoren edhe per te ndertuar gjirizin. Po t’i imagjinosh shoqerite si ndertesa e kupton se ku eshte problemi jone. Ne Tirane, njerezit sillen ndryshe nga sa sillen kur jane jashte. Pse? Sepse e dine se si duhet te sillen ne shoqerine moderne, por kur shkojne ne Shqiperi, iu del katundarizmi me i keq nga fundi i shpirtit dhe behen individet e parise, njerez shpirtqene e kriminele nga te llumit fare. Pse i kemi toleruar? Sa kohe kishte para, te gjithe ishin tolerante ndaj sistemit. Mirepo, sistemi qe eshte vendosur ka deshtuar. Nuk ka para e ne perfundim do t’i haje te gjithe, ne fillim fukarenjte, me pas tregtaret e vegjel dhe ne fund, edhe keta do te hane njeri-tjetrin. Ajo qe duhet eshte ndertimi i nje sistemi te ri, ndryshimi i Kushtetutes, vendosja e drejtesise, nje gjykate e veçante, verifikimi i pronave, ndertimi i shtetit mbi identitetin kombetar, mbrojtja e prodhimit kombetar, orientimi i burimeve materiale e njerezore ne funksion te nxjerrjes se maksimumit te perfitimit per njerezit tane dhe per shoqerine ne sistemin ekonomik ku ndodhemi, e me radhe. Ne kushtet ku jemi, kjo behet nepermjet politikes. Ne disa vende bejne revolucion e ne disa vende ka evolucion, por qe eshte me efikas se revolucioni i dhunshem. Neve na duhet nje mirekuptim qe duhet te gjendet nje ekuiliber midis shume interesave qe jane jetike ne shtetin shqiptar. Lavjerresi ka shkuar nga nje ekstrem ne ekstremin tjeter, mirepo keto jane gjendje anormale.

Cila eshte platforma konkrete z. Rama?    

Nuk ka dyshim se ky sistem eshte i perbindshem dhe se, ne planin afatgjate, nuk iu sherben fare interesave te shqiptareve. Ky eshte nje sistem katundaresk, i bazuar ne mashtrimin e paskrupullt, fragmentarizimin, fanatizmin, injorancen, shkaterrimin e familjes, zvetenimin, kriminalitetin, degjenerimin, zhveshjen nga vlerat morale e njerezore, legjitimimin e hajnise, korrupsionit te pashembullt dhe shperdorimit te besimit te qytetareve. Si çdo shoqeri e ndertuar mbi parime ekstremiste, edhe kjo eshte e denuar te shembet nen peshen e zullumeve e teprimeve te veta. Koha ka ardhur qe lavjerresi te kthehet ne kahjen e normalitetit e te njerezise edhe per shqiptaret. Ndoshta para ligjit nuk ka fajtore, por perpara ndergjegjes kombetare e historise se nje populli, nuk mund te kalohen gjerat kaq lehte. Denimi te pakten duhet te jete denim moral. Nga ana e saj, paria e Tiranes ia ka mberritur qe te ndertoje sistemin ekonomik, qe ajo ka enderruar e qe e ka deshiruar. Mirepo, siç shihet, nga evidenca e perditshme, ky sistem eshte nje perçudnim i çdo shoqerie normale njerezore. E prandaj, pavaresisht se sa pasuri kane vene eksponentet e parise se transformuar, shembja e ketij sistemi eshte vetem çeshtje kohe. Heret, ose pak me vone, shoqeria do te kerkoje mekanizmat per t’iu kundervene zbrazesise morale, zvetenimit, varferimit, dhe mungeses se vlerave. Ata qe shkaterruan gjithçka per te fituar vete e per te pervetesuar gjithçka per vete, nuk kane e nuk do te kene kurre siguri per te ardhmen e tyre. Ata, dhe te gjithe shqiptaret, po shohin perdite se ne shtetin shqiptar nuk ka as shoqeri me vlera, as demokraci te mirefillte, as shoqeri civile, as ekonomi tregu qe zhvillon, as moral, as dinjitet, as stabilitet, e as siguri. Tranzicioni u sprovua te ishte nje seri tragjedish njerezore e mbareshoqerore, te paperjetuara ne ndonje shoqeri tjeter, qe ka sprovuar te kaloje nje metamorfoze te ngjashme. Territ duhet t’i themi terr edhe pse dikujt nata i duket dita e vertete, sepse veç atehere nuk mundet t’i fshehe pandershmerite e veta. Çmimi qe eshte paguar e qe po paguhet nga te gjithe shqiptaret, pavaresisht se jane ata te vetedijshem apo jo, nuk mund te matet ne vlere materiale. Sistemi qe paria e inteligjenca, tashme e lidhur ne kerthize me te, luftuan qe te ndertonin ate qe eshte ndertuar. Por, ky sistem ka qene i destinuar qe ne lindje te jete i deshtuar. Alternativa e parise ka deshtuar per t’i dhene shqiptareve jeten e te ardhmen qe ata meritojne. Ne menyre sistematike, shoqeria shqiptare po rreshqet ne drejtimin e nje shoqerie te kriminalizuar si Haiti. Keshtu si jane ndertuar strukturat politike, ekonomike e shoqerore, si dhe sistemet e vlerave e ato kulturore, ka shume pak shprese per te ardhmen. Koha ka ardhur per nje fillim te ri. Çdo dite e me teper kjo behet e qarte si drita e diellit. Nevoja per ndryshim eshte e pashmangshme. Ndryshimi duhet mbeshtetur ne vlerat e verteta te nje populli si shqiptaret, dhe ne nje projekt te ri modernizues, te balancuar dhe te mbeshtetur ne themelet e forta te elementeve te meposhtem. Se pari, ne identitetin e padiskutueshem te shtetit-komb. Se dyti, ne nje sistem politik demokratik. Se treti, ne nje administrate shteterore te pakorruptueshme e te mbeshtetur ne ligj. Se katerti, ne nje ekonomi tregu te institucionalizuar ku i jepet perparesi prodhimit kombetar. Se pesti, ne nje politike te jashtme te bazuar ne interesin kombetar. Se gjashti, ne luften e pakompromis kunder krimit e kunder te keqes, ne çdo forme qe te materializohet e keqja shoqerore. Se shtati, ne krijimin e ne kultivimin e vlerave te verteta te nje shoqerie qe krijon mundesi per te gjithe. Se teti, ne kultivimin e vlerave te nje shoqerie civile efektive. Se nenti, ne ndertimin dhe konsolidimin e strukturave te sherbimeve shoqerore si edukimi, shendetesia, e mbrojtja e femijeve dhe e pensionisteve. Me ne fund, por jo me e fundit, ndertimi i nje politike te jashtme e cila te avancoje interesat shqiptare. Çdo perpjekje per ndryshim, qofte ne formen e nje programi politik, qofte ne formen e nje pakete ndryshimesh ligjore, qe nuk mban parasysh keto parime themelore, eshte e destinuar qe te deshtoje. Keto elemente jane pjese e pandashme e çdo projekti per sherimin e permiresimin e gjendjes. Por, ata qe marrin persiper kete detyre, duhet te jene te pergatitur qe te perplasen me nje pari qe do te perdore çdo mjet ne dispozicionin e saj, edhe ne format ekstreme te dhunes e te terrorizmit shteteror e mafioz, per te ruajtur pushtetin politik, dhe kontrollin mbi ekonomine e mendesine e popullit qe sot e sundon.

Z. Rama, ne Tirane po zhvillohet nje debat i madh per testin e droges. Ne opinionin publik ka nje perceptim te forte se nje pjese e deputeteve jane te droguar. Cili eshte komenti juaj?    

Une nuk e di kush eshte i droguar apo jo, sepse nuk jap e marr me keta. Ama, kur i degjoj si flasin e çka thone, si sillen e si veprojne, mua me duken te droguar dhe te shkretuar perfundimisht. Le ta bejne testin e droges te gjithe. Ne boten e huaj, po te punosh ne nje banke te bejne te besh test droge çdo tre muaj. Perse ne nuk duhet t’ua bejme testin e droges ketyre qe kemi ne krye te shtetit? Te gjithe testet duhet t’i kalojne politikanet tane: te droges, te krimit, te pasurise, te sjelljes morale e me radhe.

Çfare parashikoni te ndodhe pas miratimit te ligjit per dekriminalizimin dhe me verifikimin e shenjave te gishtave te zyrtareve te larte?    

Po hiç, asgje! Ja, do te beje shume zhurme media dhe perfundimisht asgje nuk do te ndodhe.

Ndonese ligji eshte miratuar prej disa muajsh, ka nje mungese vullneti dhe tendence per te mos i hapur dosjet e Sigurimit te Shtetit…?    

Dosjet jane mjet presioni e frikesimi per nje shtrese te caktuar. Por shohim se si po mbushen dosjet e tranzicionit. Dhe me çfare krimesh jane mbushur ato dosje! Dhe pyetja eshte pse nuk reagon njeri edhe kur paria haptazi te vendose nje sistem policor e ne sherbim te saj. Ky krim i perbindshem qe ka ndodhur ne shtetin shqiptar, nuk ka dosje qe e mban brenda. Dhe ky eshte problemi jone me i madh dhe dosja me te cilen duhet te merremi.

Sa perqind e deputeteve mendoni se kane qene bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit dhe UDB?    

Ate nuk e di, se nuk merrem me profetizim, por e di mire, se eshte veshtire te kete nje deputet qe nuk eshte bashkepunetor i krimit.

Nje mesazh per festat e çlirimit. Si duhet te ishte Shqiperia 103 vjet pas Pavaresise dhe 71 vite pas Dites se Çlirimit?  

Duhej te ishim Sllovenia, por jemi Haiti i Europes! Duhej te kishim ndertuar nje shtet-komb normal dhe ne fakt i kemi perzene gjysmen e shqiptareve nga vendi. Duhej te kishim nje industri te lulezuar, por i kemi shkaterruar te gjithe. Duhej te kishim turizem bregdetar, por kemi bere fortesa betoni. Duhej te kishim bujqesi, por e kemi zene token me pallate e ndertime. Duhej te kishim nje politike te jashtme dinjitoze, por nuk kemi as sovranitet. Duhej te kishim prodhuar njerez te edukuar, por prodhojme banda e kriminele. Por nuk eshte kurre vone qe t’i therrasim mendjes! Nuk kemi Atdhe tjeter dhe me pare ky eshte Atdheu i shqiptareve, se sa i parise. E nuk eshte kurre vone te nderrojme rruge, por ne rastin tone, sa me shume te vonohemi aq me i larte do te jete çmimi qe kemi per te paguar. Sepse mbi krye na ka dale e keqja, dhe e keqja jo vetem qelb boten, por kalbezon çdo gje te mire qe mbulohet prej saj.

gazeta sot