Shengen, cfare i ka sjelle Evropes dhe Shqiperise?

Lidhur me artikullin:

Evropa ka perfituar ndjeshem nga ajo qe njihet si marreveshja e levizjes se lire mes vendeve Shengen. Shpesh ajo eshte konsideruar si e ‘deshtuar’ apo ky regjim ka lejuar me shume njerez qe te udhetojne drejt ketij kontinenti, duke rritur dhe turizmin. Ishte viti 1995 kur ndryshoi regjimi i vizave, duke u bere i lire dhe pa kosto nga ana e vendeve qe do te aderonin ne kete marreveshje.

Pergjate dekades se pare (1990-2000) ndikimin me te forte e ka ndier Italia, Gjermania dhe Holanda te cilat pane te rriteshin shpejt shifrat e turizmit.

Shqiperia mundi te peritonte nga ky regjim vetem ne dhjetor te vitit 2010. Vetem 6 muaj pas vendimit se mund te udhetohej pa viza, numri i shqiptareve qe udhetuan jashte arriti ne 1.8 milione ose rreth 25% me shume se e njejtja periudhe e vitit paradhes.

Te dhenat e Organizates Boterore te Turizmit dhe Udhetimeve tregojne se ajo qe ka humbur me shume nga mosqenia ne kete regjim eshte Britania e Madhe, shifer e cila llogaritet ne rreth 26 milione sterlina.
Ndikimin me te madh e kane dhene kinezet dhe indianet. Ne France, numri i vizitoreve kineze gjate vitit te kaluar u llogarit ne 1.6 milione; ne Gjermani 1.1 milione; Itali rreth 2.3 milione, ndersa ne Britanine e Madhe ne vetem 185,000.

Per turistet, Shengen eshte konsideruar si perfitim i cili ka lejuar qe ne nje kohe te shkurter te realizohen me shume udhetime.

“Ne tashme mund te organizojme ture, ne varesi te preferencave te klienteve dhe kjo eshte e rendesishme”, thote Karan Anand, kreu i Shoqates se Tur-Operatoreve.

Çdo vit, zona Shengen rritet me 25% dhe ndaj per turizmin eshte nje impuls me shume.

Ndersa kreu i Shoqates Europiane te Tur-Operatoreve (ETOA) thote se regjimi i lire i vizave ‘Shengen’ ka qene nje sukses dhe ka bere te mundur shperndarjen e miliarda eurove, si dhe ka krijuar mijera vende te reja pune.

Tom Jenkins, Ceo i ETOA-s, thote se Mbreteria e Bashkuar ka humbur rreth 20 milione turiste te huaj vetem nga te qenet jashte ketij regjimi.

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al