Shenohet rritje e eksporteve pas 10 muajsh renie

Eksportet shqiptare kane nderprere tendencen negative. Pas 10 muajsh radhazi me renie, ne prill eksportet nga Shqiperia u rriten me 1.5 per qind krahasuar me prillin e vitit 2015. Te dhenat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojne se, shkaku kryesor ishte ecuria pozitive e industrise se fasonit.

Sipas INSTAT, eksportet e grupit “tekstile dhe kepuce” u rriten muajin e kaluar me 37.8 per qind, krahasuar me prillin e vitit 2015: nga 6.4 miliarde leke qe ishin, ne 8.8 miliarde leke.

Veç fasonit, nje tjeter ze me ecuri pozitive jane eksportet bujqesore, te cilat u rriten ne prill me rreth 50 per qind krahasuar me vjet, edhe pse pesha e tyre ne totalin e eksporteve mbetet ende e ulet.

Por, pavaresisht rritjes se lehte ne prill, ne total si katermujor eksportet jane kete vit 5.9 per qind me te uleta se vitin e kaluar, per shkak te ecurise negative ne tremujorin e pare.

Eksportet shqiptare jane goditur fort nga renia e çmimit te naftes dhe mineraleve ne tregjet globale, pasi keto jane nga zerat kryesore te produkteve qe Shqiperia shet jashte. Paralelisht, nje tjeter ze me ecuri negative jane eksportet e materialeve te ndertimit, te cilat u goditen nga falimentimi i “KURUM”.

Ne kahun tjeter te tregtise, ate te importeve, tendenca eshte pozitive. Te dhenat e INSTAT tregojne se importet totale per katermujorin u rriten me 7.7 per qind, si pasoje e ecurise pozitive ne zerin e “makineri pajisjeve dhe materialeve te ndertimit” te ndikuara nga projekti “TAP”.

/Top-Channel