Shëro Infeksionet, zvogëlo Kolesterolin, forco Imunitetin dhe pastro Arteriet me këtë recetë Mrekullibërëse!

 

Ky ilaç popullor natyral që sugjerohet sot është shumë i dobishëm për shëndetin tuaj pasi forcon imunitetin, lufton infeksionet, zvogëlon nivelet e kolesterolit dhe pastron arteriet.

Në fakt kjo është një recetë popullore në Gjermani që përmirëson shëndetin në përgjithësi dhe përmban përbërës tejet të favorshëm që ofrojnë dobi shëndetësore: limon, hudhër dhe xhenxhefil.

Limoni sigurisht së është një nga frutat më të dobishme në planet. Është plot me Vitaminë C dhe alkalizon trupin, duke parandaluar kështu një mori sëmundjesh, rregullon nivelet e PH-it në trup dhe forcon imunitetin.

Në anën tjetër hudhra ka përbërës të fuqishëm antiviral, antibakterial dhe antiseptik. Përveç tjerash, përbërësi i saj aktiv, allicin është tejet i dobishëm. Hudhra gjithashtu ka sasi të larta të vitaminës C, vitaminës B6, magnezit dhe fibrës.

Xhenxhefili lufton pezmatimet (inflamacionin), trajton problemet e tretjes dhe sëmundje tjera, e gjithashtu lehtëson dhimbjet. Përmban përbërës anti-inflamator duke përfshirë capsacin, carotene, salicylate dhe curcumin.

Kjo është mënyra si përgatitet ky ilaç natyral mrekullibërës:

Përbërësit:

4 limona (pa qëruar),
4 thelb hudhre,
4cm rrënjë xhenxhefili,
2l ujë.

Përgatitja:

Në fillim limonët, hudhrat dhe xhenxhefilin laji mirë. Copëzo limonin, hiq lëvoret e hudhrës dhe xhenxhefilit dhe pastaj bluaj të gjitha këto në blender (blurës). Më pas hidheni këtë përzierje në një tigan, ngrohe, shtoj ujë dhe përzieje deri sa të vloj. Pastaj lëre të ftohet. Fute në shishe xhami dhe vendose në frigorifer.

Përdorimi:

Pi një gotë çdo mëngjes me bark të thatë. Në mbrëmje pi prapë edhe një gotë, dy orë para se të flesh. Tunde shishen para përdorimit pasi xhenxhefili mund të bjerë dhe të mbetet poshtë.

Gjithashtu, gjatë përgatitjes së këtij ilaçi popullor natyral, hudhra humb erën për shkak të limonit dhe xhenxhefilit, kështu që nuk ke pse bëhesh merak për këtë.

Ju bëftë mirë!

Burimi: sherohu.com