Shkaterrimi i planetit eshte edhe per shkak te njeriut

Vapa e madhe e kesaj vere nuk ka ndikuar vetem ne jeten e perditeshme te personave, por eshte tregues i nje ndryshimi qe po ndodh ne klime dhe qe rrezikon shkaterrimin e planetit.

Imazhet e fundit te marra nga satelitet ESA dhe NASA tregojne sesi akullnajat e Polit te Veriut po shkrijne gjithnje e me shume, duke arritur nivelet me te uleta qe jane regjistruar ndonjehere.

Sipas shkences, shkaku i shperberjes eshte gazi i seres qe prodhohet nga njeriu dhe ndryshimet mjedisore qe pershpejtojne ngrohjen globale ne te gjithe planetin Toke. Akullnajat ne Polin e Veriut shtrihen per rreth 4 milion km katrore, duke mbuluar vetem 30% te Detit Arktik.

Jennifer A.Francis, shkencetare ne Universitetin Rutgers, tregon shume shqetesim per shpejtesine e ketij fenomeni. “Eshte e veshtire edhe per persona si une te besoj se ndryshimi klimaterik qe po shohim po shfaq parashikimet tona me te keqija. Ne te vertete eshte dicka qe ka filluar te me fuse te dridhurat”.

Frika e saj, qe ngjason me dhjetera kolege ne te gjithe boten, eshte se degjenerimi i fenomenit eshte i tille qe ka arritur piken qe nuk kthehet dot mbrapsht. Rekordi i shkrirjes ne 2007-en eshte mundur gjeresisht kete vit dhe me shume se rritje e ujerave, qe ne te ardhmen e afert mund te mbuloje ishuj dhe brigje, shqetesimi me i madh eshte per hemisferen veriore te planetit.

Akulli ne Polin e Veriut eshte thelbesor sepse reflekton rrezen diellore, duke lejuar qe te mbaje nje temperature te bute dhe ne vere, por me shperberjen ekspozohen ndaj rrezeve diellore shkembinjte dhe ujerat e detit Arktik, te cilet thithin nxehtesine dhe e leshojne, duke amplifikuar rritjen e temperaturave. Shpejtesia e ketyre ndryshimeve eshte e tille sa te digjen parashikimet e shkences, qe besonin se fenomenet e kesaj shkalle do te kishin ndodhur vetem ne mes te ketij shekulli dhe jo ne fillim.

Shpresa e vetme eshte se tani qe dimri eshte mjaftueshem i ftohte te ngrije shumicen e akullit te shkrire, por shtresa e ulet e akullit arktik ushqen shqetesimet e shkencetareve, rreziku konkret eshte se qe nga marsi tjeter me ardhjen e pranveres, do te rifillojne shkrirjet perseri.