Shkelqimi dhe renia e Jenicereve, ushtareve me te famshen te Sulltanit

Mendoni nje ushtri siç e kemi parasysh ne sot, me uniforma, paga te rregullta dhe reparte. Tani, vendoseni ne nje sfond historik.

Nese keni ecur pas ne kohe maksimumi deri ne teteqinden e lufterave napoleonike, pergatituni per nje surprize: pionieret e artit modern te luftes erdhen ne kulmin e Mesjetes. Dhe duke i pare nga kendveshtrimi i kryqezatave ishin edhe “te pafe”, apo me mire, myslimane. Ne filimet e ushtrive moderne kane qene ne fakt jeniçeret, kembesoria elite e Sulltanit, per nje kohe te gjate “gogole” por edhe model efiçence per armatat e Europes.

Data e lindjes se kesaj ushtrie mendohet te jete diku ne mesin e shekullit treqind: otomanet – te cilet nje shekull me vone do te beheshin nje perandori, duke u ngritur mbi rrenojat e Bizantit te lashte – ishin atehere nje fuqi e vogel, ne lufte me emirate te tjere te Anadollit, si dhe te perfshire ne shume luftera kufitare me klanet nomade. Gjerat ndryshuan me ardhjen e nje sulltani ambicioz dhe vizionar, Murati I, i cili nisi nje politike te ekspansionit drejt Europes, duke filluar qe nga Ballkani. Dhe krahu i armatosur i kesaj strategjie ishin pikerish jeni çer-et, ne turqisht “trupat e reja”.

Rekrutuar me force

Per te shtuar organiken e milicise se sapokrijuar mendoi instituti i devshirme-s, apo “leva e femijeve-haraç”, nje takse per t’u paguar ne njerez, te cilen duhej qe ta paguanin te gjithe popullsite e krishtera te territoreve te nenshtruar. Skuadra rekrutuesish otomane merrnin nje te pesten e femijeve nga 6-7 vjeç e larte: me te imetit shkonin per te sherbyer ne oborr, ndersa ata me trup me te mbushur shkonin per te vazhduar vite te tere stervitje ushtarake ne kazermat otomane. “Pergjithesisht”, shpjegon Michele Bernardini, docent i historise se perandorise otomane ne Universitetin Oriental te Napolit, “rekrutuesit perpiqeshin te shmangnin rekrutimin e jeniçereve te ardhshem, nga klasa sociale qe konsideroheshin gjenetikisht me pak te pershtatshme per lufte: bijte e fshatareve, per shembull, preferoheshin shume me teper ne krahasim me ata te artizaneve”.

Qe nga periudha e formimit, shume e rende deri ne limitet e njerezores, me te miret – apo me sakte te mbijetuarit – dilnin te transformuar ne jeniçere: kurajoze dhe rezistente, repart udheheqes i ushtrise, por mbi te gjitha roje personale te sulltanit qe per te gjithe ishte “hija e Perendise ne toke”, dhe per ta ishte nje ate-padron per te cilin, nese ishte e nevojshme, mund te jepej edhe jeta.

Shume besnike

Jo me pak absolute duhej te ishte besnikeria ndaj Islamit, fe ne te cilen pak a shume te gjithe jeniçeret e ardhshem konvertoheshin pak a shume me force. “Etnia me e perfaqesuar mes jeniçereve ishte ajo sllave: boshnjake, serbe, bullgare kryesisht”, sakteson Bernardini. “Por kishte edhe shqiptare dhe, ne nje mase me te vogel, greke. Ne fillim ishin pak, afro 2000 dhe kryesisht shiheshin me sy te keq, mbi te gjitha nga kaloresia otomane e cila i kishte zet”.

Por nje opinion i tille do te ndryshonte shume shpejt fale edhe kurrikulumit luftedashes te “trupave te reja”: beteja e Nikopolit e vitit 1396, nje humbje shume e rende per kavalerine franceze, aleate e mbretit te Hungarise; marrja e Kostandinopojes, qe ne vitin 1453 i dha goditjen perfundimtare perandorise romake te lindjes; beteja dhe perplasja e madhe e vitit 1514 ne Çaldiran, ku kundershtaret perse paguan shtrenjte perçmimin aristokratik qe kishin ndaj armeve te zjarrit. Jane vetem disa prej sipermarrjeve ushtarake, ne te cilat gjate dy shekujve te ardhshem, jeniçeret dhane kontributin e tyre.

Pararoje

Eksperte ne luften trup me trup me kordha dhe kama, ata zbuluan shume shpejt edhe nje talent si harketare, por mbi te gjitha u specializuan ne armet e zjarrit: artistet otomane shpesh here i paraqisnin me armen e tyre te preferuar, jataganin. Mjeshteria me barutin dhe armen e zjarrit nuk ishte paraprirja e vetme e ushtarit modern. “Mbi te gjitha jeniçeret vishnin nje uniforme, e cila mbeti e pandryshuar per shekuj te tere, elementi me karakteristik i te ciles ishte nje çallme e larte dhe e bardhe, e zbukuruar me pende çafke”, shpjegon Bernardini. “Pastaj kishin nje marsh te tyrin ushtarak, mehterin, qe ne Turqi mbijeton edhe sot e kesaj dite, si muzike per banda ushtarake. Shefi i tyre ishte agai, domethene nje gjeneral. Batalionet e tyre, qe quheshin orta, dalloheshin shpesh per shak te standarteve dhe simboleve qe jeniçeret i benin tatuazh ne trup, dhe ata ishin te ndare ne reparte te specializuar: qe nga tufekçijte, domethene musketieret, deri tek xhenieret qe merreshin me minimin e fortifikimeve. Megjithate, risia kryesore perfaqesohej nga taktika ushtarake futuriste: nuk vendoseshin ne radhe kompakte si kundershtaret, por hidheshin ne sulm duke formuar nje lloj gjarperi njerezor, qe vazhdonte perpara me nje zig zag, duke provokuar hutim dhe konfuzion tek armiku. Nje tjeter element moderniteti ishte pagesa e tyre: jeniçeret paguheshin ne menyre te rregullt edhe ne kohe paqeje, atehere kur ishin vetem ruajtes rendi ne qytete. Me kalimin e kohes per ta pati edhe leshime territoriale, perjashtim nga taksat e madje edhe mundesira qe te terhiqeshin me nje pension, kur beheshin pleq apo invalide”.

Sherbyes

Keto veçanti ne sjellje ushqenin mes jeniçereve nje fryme korpusi pothuajse prej murgjish; nese i shtojme kesaj edhe detyrimin fillestar te perkorise seksuale, ate te lenies se zoterimeve te tyre ne trashegimi regjimentit, si dhe perkushtimin e perbashket per nje padron, apo mistikun iranian haxhi Bektash, kombinimi mes jeniçereve dhe urdherave ushtarake te perendimit te krishtere si pershembull templaret mund te tingelloje i vertete. Por ngjashmerite mbarojne ketu.

Ndonese ne mes te luksit, ata ishin ne kushte sherbyesish, te pakten ne fillim. Kete gje e nxjerrin ne pah shume detaje: qe nga detyrimi per te rritur vetem mustaqet dhe jo te gjithe mjekrren, deri tek citimet e shumte qe lidhin traditen dhe hierarkine e jeniçereve me boten e kuzhines. Komandanti i çdo orte quhej çiorbak (ai qe sherben supen), dhe oficeret quheshin aga bas (kryekuzhiniere). Vete ena ishte nje element i rendesishem: nje loje rituale e aftesise se jeniçereve ishte nje lloj “flamuri”, ku trupa duhej te linte te rrezohej dhe te kapte ne nje kohe sa me te shkurter te ishte e mundur gaveten e vet ne mes te te tjerave. Mbi te gjitha, tiganet dhe tasat te permbysur ne mense jepnin per ushtaraket nje sinjal te qarte, dhe me kalimin e kohes gjithnje e me te shpeshte: ate te revoltes.

Ne fakt, duke filluar qe nga shekulli i gjashtembedhjete, kohet e arta nisen te ikin. Plot me para dhe me privilegje, jeniçeret u shnderruan ne gurin e peshores ne lufterat per pushtet. “Gjate konflikteve te vazhdueshem te brendshem, qe nxiteshin prej trashegimtarit te parashikuar te fronit, per te çekuilibruar antagonistet e mundshem, jeniçeret luanin nje rol te pazevendesueshem”, thote Bernardini. “Mbeshtetja e tyre vendoste gjithnje e me shpesh fatin e nje sovrani. Nje shembull per te gjithe: ne Gjashteqinden, vellai i Sulltanit Murati IV, Ibrahimi, kaloi njezete vite burgim ne haremin perandorak, i mbyllur mes grave te bukura dhe ushqimeve te jashtezakonshem, per te shmangur vrasjen e tij nga sundimtari. Ishin pikerisht jeniçeret qe e çliruan ate pasi permbysen Muratin, si dhe te çliroheshin prej tij pasi e shpallen te paafte menderisht”.

Nderkohe, dobesimi i kesaj milicie vazhdonte: ne fundin e gjashteqindes jeniçerit i lejohej qe te martohej, te kishte pune te dyte dhe te trete (shume prej tyre ishin tregtare), por mbi te gjitha qe te benin karriere nepermjet nepotizmit dhe rekomandimeve. Fundi i perkorise dhe heqja menjane e devshirmes e shnderruan praktikisht ne nje zanat qe kalohej nga babai tek i biri dhe ndonjehere, nje parkim i sigurte per pasardhesit e familjeve turke.

Rezultati: jeniçeret perfunduan se qenuri nje burim dhe filluan te jene nje problem, ne mos nje kercenim. Dhe ne te gjithe kendveshtrimet ata u shnderruan ne nje kaste, sa e bezdisur, aq edhe e kushtueshme dhe e kote, sepse bashke me disiplinen jofleksibel dhe stervitjen e forte, kishte ikur edhe efiçenca ushtarake.

Likuidimi

Kete e demonstruan nje seri humbjesh djegese si ajo e vitit 1683 ne portat e Vienes, qe perveçse i dha fund nje here e mire ekspansionit otoman ne Europe, shfaqi hapur edhe te gjithe dobesine e turqve perballe ushtrive europiane, qe ne nderkohe kishin rimarre veten fituar avantazh taktik dhe teknologjik. “Perandoria otomane, qe ne kulmin e saj kishte mberritur deri ne Poloni, tashme kishte ngecur dhe jeniçeret perbenin vetem nje anakronizem ushtarak”, thote Bernardini. “Nuk qe rastesi qe shperberja e tyre erdhi prej Mahmudit II, i pari sulltan i teteqindes dhe modernizues i madh: prioriteti i tij ishte reformimi i ushtrise dhe ai kuptoi qe pengesa kryesore vinte pikerisht prej “gardianeve” te tij.

Fundi, qe nga kronikat eshte paraqitur si ngjarje e lumtur, erdhi ne vitin 1826 me nje masaker te vertete: si reagim ndaj revoltes se disate, te pakten 4 mije jeniçere u vrane ne kazermat e Stambollit, te shkaterruara me topa. Me pas vazhduan ekzekutimet, mergimi dhe shperndarja e te mbijetuarve ne reparte pa fame, e mbi te gjitha pa pretendime. Epopeja e ish “qenve roje” te sulltanit perfundoi me gjakderdhje; tashme, perandoria e gjysmehenes do t’i kapte ne librat e historise, vetem me pak se nje shekull me vone.

Shqiptari qe permbysi Sulltanin

Fama e jeniçerit me rebel mes rebeleve i takon nje shqiptari, Patrona Khalil, qe jetoi ne vitet 700. I futur ne grupin e jeniçereve ne moshe te madhe, pasi kishte sherbyer ne nje anije lufte otomane, ai dezertoi dhe u strehua ne Stamboll, ku takoi Musu Bese, ish jeniçer i shnderruar ne tregtar fasulesh. Me te dhe te tjere ushtare rebele ai nisi ne vitin 1730 nje kryengritje popullore qe permbysi Sulltanin Ahmedi III. Per disa jave, kryengritesit u bene zoter te perandorise otomane, aq sa edhe investitura e sulltanit te ri Mahmudi I ndodhi nen mbikeqyrjen e Khalilit, pergjegjes per nje seri spastrimesh dhe emerimesh te reja ne postet qe kishin rendesi. Por e pesuan: nje kasap grek qe kishte financuar revolten u emerua madje guvernator i Moldavise. Nje seri zgjedhjesh delirante qe pasuan detyruan qeverine qe te reagonte dhe e kaluara erdhi e trokiti ne porten e Khalilit: kunder tij doli agai, numri nje i jeniçereve. I ftuar ne oborr me nje pretekst, shqiptari u vra ne prani te sulltanit: ishte preludi i nje spastrimi qe ne pak dite pa te vriten 7 mije mbeshtetes te tij