Shkencetaret e lidhin thatesiren me ngrohjen globale
Nje thatesire e rende ka mberthyer zona te medha ne Shtetet e Bashkuara. Pjesa jugore e vendit eshte goditur me rende. Shkencetaret thone se kane prova se thatesira e sivjetshme dhe fenomene ekstreme moti te koheve te fundit jane te lidhura me ndryshimet klimatike qe po peson planeti yne. 
 
Ne Teksas arat jane rreshkur. Lumejte jane thare dhe kullotat kane marre ngjyre kafe nga bimet e thara. Kjo pamje mbizoteron qe nga janari i vitit 2011. Ky shtet ne jug-perendim te Shteteve te Bashkuara eshte prodhuesi i katert i orizit ne vend.  Specialisti i bujqesise Peter McGuill thote se thatesira e ka pergjysmuar prodhimin.
 
James Bradbury eshte shkencetar klimatolog prane Institutit te Burimeve Boterore, nje grup kerkimor mbi mjedisin. Ai shpjegon se La Nina, nje fenomen i rregullt klimatik qe sjell freskimin e brigjeve te Oqeanit Paqesor, ishte pjeserisht shkaktare per thatesiren, pasi solli temperatura te larta dhe mot te thate ne pjesen jugore te vendit.
 
Peter Stott pohon se fenomeni klimatik La Nina eshte vetem nje aspekt i ndryshimeve klimatike. Ai drejton nje ekip per studimin e ndryshimeve klimatike ne Britani. Ai eshte gjithashtu bashkautor i nje studimi te ri te Shoqates Amerikane Meteorologjike qe lidh ndryshimet klimatike me thatesiren ne Teksas dhe fenomene te tjera te motit ekstrem.
 
Studimi arrin ne perfundimin se thatesira ne Teksas kishte 60 here me shume gjasa te behej realitet, se sa ne vitet 1960, si rezultat i clirimit te gazeve ne atmosfere. Vala e te nxehtit qe perfshiu Angline ne nentor te vitit te kaluar ishte 62 here me e mundshme se sa 50 vjet me pare, sipas raportit.
 
Zoti Stott thote, se megjithese jo te gjitha fenomenet klimatike lidhen me ndryshimet e klimes, ai dhe koleget e tij zbuluan prova se probabiliteti qe keto fenomene te ndodhin realisht eshte me i larte kur rriten temperaturat e globit.
 
Thatesira eshte shtrire tashme ne zona te tjera te Shteteve te Bashkuara, duke shkaktuar zjarre e deme ne prodhimin bujqesor. Shkencetaret amerikane parashikojne se keto kushte mund te keqesohen gjate muajve te ardhshem. Fermeri nga Ajova, Tom Zaputil eshte i shqetesuar per arat me miser, pasi nuk ka pasur rreshje qe ne qershor.
 
Shkencetari Peter Stott thote se rezultatet e studimeve jane nje sirene alarmi per ndikimin negativ te ndryshimeve klimatike. Keto ndikime mund te vihen nen kontroll, nese ulet niveli i dioksidit te karbonit i cliruar nga makinat, fabrikat dhe ndertesat.
 
Zoti Stott thote se shpreson qe ky studim te shnderrohet ne nje raport te pervitshem qe studion lidhjen mes ngrohjes globale dhe kushteve te motit ekstrem.