Shkencetaret shpikin doren robotike qe ndjen prekjen

Lidhur me artikullin:

Shkencetaret kane krijuar nje dore bionike, e cila veç lehtesirave te shumta, u lejon invalideve qe edhe te ndjejne permes gishtave te tyre, qe jane te pajisur me sensore.
Mjeket ne Itali kane kryer nje operacion te suksesshem, ku e lidhen doren robotike te nje pacienti danez me nervat e krahut.
Vete invalidi, Denis Aabo, i cili e kishte humbur doren e tij ne nje incident me fishekzjarr rreth 10 vjet me pare, u shpreh i mahnitur me kete shpikje te teknologjise. Ne testet laboratorike qe u zhvilluan, u pa se pacienti ishte i afte qe te tregonte per formen apo ngurtesine e objekteve qe prekte, edhe pa i pare ato.
Projekti eshte realizuar nga nje ekip nderkombetar kerkuesish, qe jane eksperte robotesh nga Italia, Zvicra dhe Gjermania.