Shkencetari me i ri ne bote eshte shqiptar. Quhet Edor Kabashi

Shqiptaret jane kudo. Dhe sukseset e tyre ne bote po shihen çdo dite. Nje sukses te madh e ka arritur edhe shkencetari Edor Kabashi.

Ai ka marre çmimin “ENCALS Young Investigators Award” apo Çmimi ENCALS per Hulumtuesit e Rinj per vitin 2015. 38-vjeçari nga Durresi u nderua si shkencetari me i mire i grupmoshes nen 40 vjeç fale punes shkencore te tij ne fushen e gjenetikes, ne specializimin e ngushte te semundjes se ALS-se -Skleroza Amiotrofike Laterale.

equipekabashi1
Ky çmim iu nda ne Dublin nga Amar Al Chalabi, nje nga neurologet me te mire ne bote. Çmimi ENCALS per Hulumtuesit e Rinj ka per qellim identifikimin e shkencetarve me te afte dhe me te zgjuar dhe jepet per kerkime ne çeshtje te pazgjidhura ne lidhje me semundjen ALS”, shkruhet nder te tjera ne motivimin e çmimit per dr. Kabashin.

Por, kush eshte Edor Kabashi?

Ai vjen nga Shqiperia, shkollen fillore dhe te mesme e ka perfunduar ne Durres, ndersa ishte viti 1995 kur se bashku me familjen e tij emigruan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Qe do te arrije sukses u pa shume heret. Ai mori çmimin e Presidentit Bill Clinton si nje nga studentet me te mire te Amerikes. Studioi per biologji dhe psikologji ne Mount Saint Mary’s College ne Emmitsburg, Maryland, SHBA. Me vone studimet i vazhdoi ne France e me pas ne Montreal ne Kanade ku diplomoi ne biologji ne vitin 2000. Ne kete vend Edori ne vitin 2006 mori graden doktor ne neurologji dhe neurokirurgji.

equipekabashi

Ne vitet 2008 dhe 2011 fitoi çmimin “Brain Star” nga Instituti i Kerkimeve ne Fushen e Shendetit Mendor, ne Kanade. Prej vitit 2011, ai drejton grupin kerkimor ne departamentin e semundjeve neuro-degjenerative, ne Institutin e Neuroshkences ne Paris, France. E per sukseset e tij ne fushen e shkences duket qe do te degjojme edhe me vone.