Shkeputet nga grupi i PS deputeti Vladimir Kosta. Leter Kryeministrit Rama: “Ti je llapist. I le ne balte te gjithe socialistet e ndershem”

Vladimir Kosta, deputet i qarkut te Gjirokastres ka dhene doreheqjen nga grupi parlamentar i Partise Socialiste dhe vendimin e tij e ka arsyetuar me nje leter te hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama.

Ndaj ketij te fundit, Kosta shkruan gjithe mllef dhe e akuzon se po drejton Qeverine me te paafte, kurse socialistet e ndershem i ka hequr nga puna.

LETRA E PLOTE:

Leter e hapur

Drejtuar : Kryeministrit dhe Kryetarit te Partise Socialiste, Z. Edi Rama.

Per Dijeni: Anetareve te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste te Shqiperise.

Pershendetje Kryeminister,

E vleresoj faktin qe me kishit marre ne telefon sot tre here dhe me kishit derguar nje sms ku shprehnit interesimin tuaj per shendetin tim por njekohesisht me shqeteson fakti perse ky interesim nga ana juaj pikerisht tani pas tre vjetesh refuzimesh te me degjonit e te me respektonit per ate qe isha dhe per ate qe beja.
Kam investuar mund, djerse dhe para per partine socialiste, Berat, Poliçan ne 2009, Per nje kerkese tenden i pagova 110 mije euro televizionit te atij jevgut te Beratit . Ma kerkove me ngulm ne nje kafene te Beratit, po s’e kujtove pyet Tikun. Preka gjithe fshatrat e Permetit,ne 2013, 4 muaj fshat me fshat. Nje kerkese te bera qe mos e ver Gilin se nuk fiton, mos ma bej kete te keqe, te thashe, por ti as qe e çave koken fare! Perkundrazi degjove ata kalamajte qe mban rreth e rrotull, te servilosen e te genjejne gjithe diten. E kujtoni besoj si te thoshte Ben Ahmetaj: Kryeminister, fitojme me 400 vota!

Me çove ne Dropull dhe me ngarkove te punoj per PBDNJ-shin. Une çdo pune e marr me pasion. Anastas Angjeli me tha: mos e mer me kaq vrull se po tall bythen me ty KM-ja!! Dhe kjo ishte e vertete. Kur u takuam te karburanti i Bert Targes me thote Vangjel Tavo: thuaji Rames … dhe une te thirra 2-3 here kryeminister, kryeminister! Ti as qe begenise te ngrije koken. Nuk ju kujtohet? Ishim vetem dy meter perballe, njeri tjetrit. Mire qe ja fale bashkine PD-se, por me nxore dhe si koqe, pa asnje vlere para Tavos!

Nuk me ke njohur kurre kontributin gjate punes time ne partine socialiste dhe kjo per arsye banale,nga qe isha ne sherr me beniaminin tend AHMETAJ ! Sigurisht do mbash anen e tij…. Gjithmone je treguar mosmirenjohes, nenvleftesues e i pasjellshem ndaj meje. Per kete gje ka ndikuar mjaftueshem te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai ” pesha pupel”, Arben Ahmetaj. Kjo ka te beje me faktin se sa i pazoti je te vleresosh ata qe punojne per ty.

Perkundrazi, po vleresohen perdite e me shume te fortet e droges, po vleresohen e mbeshteten vetem nje grusht klientesh te ministrave dhe te qeverise tende. (Nganjehere kur degjoja nga ju qe flet me superlativa per Termet Peçin,per kete te Kavajes ,per te gjithe te fortet qe ngre ne piedestal, i thoja vetes t’ia fus edhe une nje vize qe te me vleresoje kryetari im !!!? Mire qe nga ajo e bardha nuk gjeta,po nuk gjeta as Ashash!!,, fati i keq imi….! ) E degjenerove rolin e deputetit, sa me vjen te peshtire ta mendoj se jam deputeti i partise tende! Kam çuar shume e-mail e sms ne adresen tende dhe ju nuk u kujtuat asnjehere te merrnit ne konsiderate shqetesimet e mia, perkundrazi jam i bindur se gjithçka pas leximit e ke kaluar ne mendjen tende; ç’na çau k…n ky LOQA !

Nuk te kam kerkuar asgje per veten dhe nuk do te kerkoj me absolutisht asgje. Turp, turp qe ndave pushtetin me çamet! Je mosmirenjohes ndaj te tuve! Çamet i kishim kundershtare e krah per krah me Berishen ne 2013. Nje dite te bukur i pame ne pushtet me nje marreveshje te fshehte te bere nga ti pa asnje konsultim e diskutim me deputetet e Partise Socialiste. E kishe vendosur ti me dhjete ministra te tute. Pse, ti me ata dhjete ministrat e fituat pushtetin?Apo me QIFEN?! U ke dhene Çameve gjithe ate pushtet ,Ndersa socialistet qe fituan zgjedhjet rrine si trapa rrugeve te Shqiperise dhe ne budallenj me duar prapa para tyre, kur ata na kerkojne nje vend pune!!!!? Po ç’te them une ti ndjen neveri per ne , vaj halli per militantet e bazes…, Je mosmirenjohes ndaj te tuve!

Bera nje ure ne Vllaho Psiotera. Ftova miqte e mi dhe hodhen 31 milion leke te vjetra nga xhepi i tyre sepse ishte jeta e atyre fshatareve tek ajo ure. Fale kesaj pune ne e fillojme garen elektorale me 250 vota plus ne ate fshat, i cili me mban si perendi per kete hall qe ju zgjidhem.
Me pas te kam kerkuar nje ure po kaq te rendesishme ne nje fshat tjeter por ti asnjehere nuk me mbeshtete, mendon se e kam per xhepin tim! E premtova ne zgjedhje se keshtu e pashe te arsyeshme, sepse behej fjale per fitoren tende. Dhe shuma qe kerkon kjo veper eshte modeste. Asnjehere nuk mu pergjigje. Po po, ti ke kete gjeneraten e re te ministrave e drejtoreve qe na shohin si kundershtare. Jane arrogante e mendjemedhenj! Jane gjithe pordhe. E hoqen nga puna, nje mbeshtetes timin, qe s’kishte lidhje hiç me parate apo terrenin. Ishte ne zyren juridike, te tatimet. Mbeti pas meje i shkreti ne fushate. E hoqi shoqja e Saimirit, drejtoresha e tatimeve me porosi te Ben Ahmetajt. E hoqen djalin e Veliut nga puna pa asnje arsye por vetem nga mllefi i te kaluares ndaj meje, hakmerren njerezit e qeverise tende ndaj nje nevojtari socialist nga provinca per te nxjerre kunj me mua, deputetin e partise tende. Kam shume gjera per te shkruar, por nuk dua te merzis veten me shume, prandaj jam terhequr ngaqe dua te harroj poshtersite e pafundme te stafit tend. Nje mallkim te fuqishem ju a kam kaluar ty dhe ekipit tend te ministrave e drejtoreve qe me keni bere te vuaj kaq shume dhe padrejtesisht!
Sa urrejtje kam qe po te shkruaj! Por mos harro se po kaq kane dhe deputetet e tjere ndaj teje.
Mendoja ne ate fillim se ishe shume i zoti,
Por per sa po te njoh je nje nder llapistet me te mire ne bote ,! Po ja qe jam i paafte te behesha pjese e ndonje mashtruesi tend….

Ti e bazove punen tende dhe drejtimin e partise tek 10 ministra dhe disa zyrtare te tute te besuar dhe nuk e ke problem te nxjerresh jashte loje deputetet, ti fyesh e merzitesh, ti poshterosh e mashtroshe sipas qejfit tend! Qe ne ardhjen time si deputet ju kam kerkuar te kem autoritetin dhe respektin e duhur.
Ka dhe me shume arsye te tjera te cilat ju i dini me mire se une dhe qe me bejne te vuaj tej mase duke e denigruar vazhdimisht figuren fisnike te deputetit.
Per keto arsye ju bej me dije se nga ky moment, largohem njehere e pergjithmone nga ky grup parlamentar qe drejtoni ju zoti Rama.
Respekt per deputetet e ndershem! Respekt per socjalistet e ndershem!

Po dal perfundimisht nga grupi yt parlamentar, qe ne mandatin tjeter te mos e kem me ne krye ate talenten e tatimeve qe keni zgjedhur ju zoti Rama.

Besoj qe kjo qe po bej une do jete nje ndihme dhe çlirim per shume deputete te tjere. Do te vazhdoj tu sherbej si deputet zgjedhesve te qarkut Gjirokaster dhe socialisteve te gjithe Shqiperise.

KUJTESE
Me qe neser ben festen e partise , Ard Çelen e bere anetar asambleje dhe i takon te jete se fton zyra por mos te dale nga mendja te ftosh Geeeeezimin e KASHTeS….

Vladimir Kosta