Shkodra ne feste. Vllaznia feston 97 vjetorin

Lidhur me artikullin:

97 vjet Vllazni. 16 shkurti eshte nje dite e vecante jo vetem per futbollin shkodran por dhe ate Shqiptar. Plot 97 vjet me pare ne Shkoder themelohej klubi i pare shqiptar i futbollit, shoqeria “Vllaznia” me kryetar Hile Mosin. Ne Shkoder futbolli kishte zbarkuar kohe me pare pasi qe ne tetorin e 1913 nje vit pas Shpalljes se Pavaresise dokumentohet edhe ndeshja e pare nderkombetare mes skuadres se formuar ne Shkoder Indipendenca me nje formacion te ushtrise austro-hungareze por themelimi i Vllaznise ne shkurtin e 1919 i hapi rrugen organizimit te vertete te futbollit shqiptar pasi menjehere me pas u krijuan shoqeri sportive dhe ne Tirane, Korce , Elbasan , Vlore Korce Durres etj per ti hapur rrugen organizimit te nje turneu kombetar.

Lindi keshtu 97 vjet me pare nje nga skuadrat me me tradite por dhe me simpatike ne vend, Vllaznia. Skuadra shkodrane ka pas nje histori te pasur, pjesemarrese e turneve te viteve 30 dhe me pas fituese e kampionatit te pare te pasluftes atij te vitit 1945, sukses qe do ta perseriste dhe me vone , ishte koha kur ne rradhet e Vllaznise luante nje gjigand i futbollit tone Loro Borici.

Padyshim qe kulmin e arriti ne vitet 70 kur nje brez futbollistesh te jashtezakonshem me emra te gdhendur tashme ne historine e sportit shqiptar si Ramazan Ragami, Medin Zhega, Sabah Bizi apo shume e shume te tjere qe fituan ne 1982 kampionatin dhe kupen si dhe titujt kampion ne 1973 e 1978, brez qe do te pasohej nga nje tjeter plejade e arte ne vitet 80 me Astrit Hafizi, Hysen Dedja, Ferid Rragami, Hysen Zmijani.

Ne fakt eshte e pamundur te permendesh gjithe yjet e “djepit te futbollit” nga ata te viteve te para e deri te futbollistet e shkelqyer te pas viteve 90, nga Sinani i titullit te fundit ne 2001 e deri te Salihi e Hysaj, i Serise A me Napolin.

Plot 97 vjet histori e e jashtezakonshme gjate se ciles Vllaznia ka fituar 9 tituj kampion, 6 Kupa te Shqiperise dhe dy superkupa , 97 vjet histori gjate te cileve djepi i futbollit ka prodhuar pa fund per futbollin shqiptar e kombetaren kuqezi, gjithmone me stilin e lojes se bukur dhe simpatine e kesaj skuadre te jashtezakonshme.