Shoqata e Bankave: “Biznesi i madh heziton te ndermarre risqe”

Shoqata e Bankave thote se ngerçi i kredise eshte i lidhur me pergjumjen e biznesit te madh.

“Nuk po leviz biznesi i madh. Ajo qe e ndikon kredine jane portofolat e medha. Projektet e medha qe ndermerr biznesi i madh. Nga kontaktet qe kemi me bankat vihet re qe nuk ka projekte nga keto biznese ende. Por biznesi i vogel dhe deri diku edhe ai i mesem eshte duke levizur”, u shpreh Spiro Brumbulli, sekretar i pergjithshem i Shoqates se Bankave.

Ne prill kredia per ekonomine ishte sipas Bankes se Shqiperise 1.6 per qind me e ulet se nje vit me pare. Spiro Brumbulli thite se bankat jane te hapura per te dhene kredi te reja, por sipas tij problemi qendron tek kerkesa.

“Ka nje ngerç nga individet dhe nga biznesi per te kryer blerje, per te marre persiper risqe, per te kryer investime te reja”, tha Spiro Brumbulli.

Sipas tij, ky hezitim i biznesit dhe individeve per te marre persiper risk eshte i lidhur edhe me atmosferen e pergjithshme te ekonomise.

“Ndoshta fakti qe ekonomia nuk po rritet me shume se 2 apo 3 per qind, ndoshta fakti qe te rinjte e kane te veshtire te gjejne pune, e te tjera arsye krijojne nje lloj pengese per nje zhvillim me te zhurmshem”, shprehet sekretar i pergjithshem i Shoqates se Bankave.

Ne programin e reformave ekonomike 2016-2018, qeveria e konsideron ngerçin e kredise si nje nga rreziqet me te medha per konsolidimin e rritjes ekonomike.

/Top-Channel