Shoqeria Civile ne kembe. Prish gardhin e punimeve te parku i liqenit (Foto)

Shoqeria civile ka prishur rrethimin tek parku i liqenit, ku eshte parashikuar qe do te kryhen punime per ndertimin e nje kendi lojrash per femije. Dje kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve dhe tha se opozita perhap panik kot duke politizuar kete çeshtje, kur ne fakt eshte shoqeria civile qe ka kundershtuar kete projekt.

Mengjesin e sotem, disa qytetare, me te cileve edhe shume gra, akne rrezuar rrethimin e ngritur prej disa ditesh brenda parkut te liqenit te Tiranes. Ata u perplasen me policine bashkiake, kur keta te fundit u perpoqen te ndalonin qytetaret.

Projekti i Bashkise se Tiranes eshte kundershtuar qe ne fillim nga shoqeria civile dhe jane shprehur se nuk do te lejojne nje ndertim brenda parkut. Sipas projektit, eshte parashikuar ndertimi i nje kendi lojrash me vlere 800 milione Leke te vjetra. Dje, Veliaj tha se plani parashikon qe do te behen 10 nderhyrje ne parkun e liqenit.

1 2 3 4