Shorti i plote i Champions League (Foto)

Lidhur me artikullin:

Eshte terhequr shorti i fazes se grupeve te Liges se Kampioneve ne Monaco, ku natyrisht se jane vene perballe skuadra te medha ne tete grupe nga kater vazo te klasifikuara sa ishin ne fillim.
Ishin Javier Zanetti dhe Paolo Maldini, dy legjendat absolute te futbollit boteror, te dy super te trofeshem ne skenen vendore dhe evropiane me klubet e tyre, por qe tash u bene bashke per shortin e gares me prestigjioze te futbollit evropian, transmeton Telegrafi.

Siç u prit, shorti kishte edhe befasi interesante. Kampioni i Frances, Paris Saint-Germain do te kete pune te veshtire ne Grupin A, me klubin me te trofeshem ne Evrope dhe klubin me prestigjioz ne bote, Real Madridin.

Nga ana tjeter duel interesante do te jete edhe rikthimi i sfidave interesante mes Bayernit dhe Arsenalit, te cilet tash do te perballen ne Grupin F, ku eshte edhe Olympiacosi.

Barcelona do te kete pune me Bayer Leverkusenin, kurse perballjet me te bukura do t’i zhvilloje kunder Romes, teksa perballje titanesh do te kete edhe mes Juventusit dhe Manchester Cityt, ku nuk mungon as Sevilla.

Grupet e plote te Liges se Kampioneve 2015-2016:

Grupi A
PSG
Real Madrid
Shakhtar Donetsk
Malmo

Grupi B
PSV
Manchester United
CSKA Moska
Wolfsburg

Grupi C
Benfica
Atletico Madrid
Galatasaray
Astana

Grupi D
Juventus
Manchester City
Sevilla
MunchenGladbach

Grupi E
Barcelona
Bayer Leverkusen
Roma
Bate Borisov

Grupi F
Bayern Munich
Arsenal
Olympiacos
GNK Dinamo Zagreb

Grupi G
Chelsea
Porto
Dinamo Kiev
Maccabi Tel Aviv

Grupi H
Zenit
Valencia
Lyon
Gent