Shpallen 7 fituesit qe perfitojne fonde per startup-e

Shtate sipermarrje private kane fituar te drejten per t’u financuar nga fondet e buxhetit te shtetit si sipermarrje startup. Nga rreth 20 aplikime, Komisioni i Aprovimit te Granteve (KAG) per Fondin Start-Up miratoi vetem shtate.

Pjesa me e madhe e sipermarrjeve fituese jane nga Tirana.

Ato i perkasin sektoreve si : artizanati, bimet medicinale, teknologjia e informacionit dhe komunikacionit, druri dhe tekstilet.

Agjensia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve hapi zyrtarisht aplikimet ne muajin shkurt. Jane rreth 300,000 leke qe mund te perfitohen per te zhvilluar nje biznes “startup”. Qeveria lehtesoi kushtet e perfitimit nga fonde, duke bere te mundur qe te perfshiheshin edhe subjektet pa pervoje.

Sipas rregullores, te interesuarit dorezojne dosjet me projektet qe do te vleresohen nga Komisioni i Aprovimit te Grantit (KAG), i cili do te mblidhet sipas aplikimeve te paraqitura. Aplikantet e refuzuar do te informohen ne lidhje me shkaqet e refuzimit. Per kete fond mund te aplikojne kompanite qe mbulojne: sektoret prodhues dhe te sherbimit, sektorin e industrise se lehte, sektorin e turizmit, fushen e kerkimit dhe te zhvillimit, proçesin e agroperpunimit, fushen e dizenjimit, modelimit dhe artizanatit.

2

Fondi ka per qellim te mbeshtese bizneset e sapo krijuara “startup” ne Shqiperi, nepermjet subvencionimit financiar te drejtperdrejte. Nje sipermarrje mund te perfitoje maksimalisht 300,000 leke per projekt. Skema mbulon 70% te shpenzimeve te miratuara brenda limitit te mesiperm. Pagesa e fondit te perfituar behet 50% ne fillim te projektit dhe 50% ne fund.

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al