Shpallen fituesit ne finalen e Mbremjes Gala te ICT Awards IV -2016

U shpallen fituesit e edicionit te katert te shperblimeve ne fushen e teknologjise dhe informacionit, Albanian ICT Awards.

Mbremja e dates 29 Prill kishte rezervuar surpriza te shumta per pjesemarresit dhe finalistet e edicionit te katert te Albanian ICT Awards. Organizuar prane Hotel Sheraton Tirana, Mbremja Gala solli momentin e shumepritur per te gjithe, shpalljen e fituesve te gares mbarekombetare ne sektorin e teknologjise se informacionit.

Tirane, 29 Prill – Ishte Kushtrim Shala, bashkethemelues i gares i cili hoqi siparin e Mbremjes Gala me fjalen e tij ku nder te tjera tha: “Jam i bindur se ne kete mbremje do te ballafaqohemi me nje inovacion plot vlera nga gjithe trevat shqiptare.”

Ne kete aktivitet nderuan me pjesemarrjen e tyre zv. Kryeministri i Republikes se Shqiperise, z. Niko Peleshi, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, Nen Kryetari i Bashkise se Tiranes, z. Arbjan Mazniku dhe Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi.

“Pjesemarrja e perfaqesuesve te pushtetit qendror dhe lokal nga Shqiperia dhe Kosova eshte nje tregues i qarte per rendesine e Albanian ICT Awards per mbare komunitetin ICT ne trevat shqiptare,” u shpreh kryetarja e Jurise, Ani Dasho, lidhur me rendesine e ketij evenimenti.

Ne nje fjale te rastit, zv. Kryeministri Niko Peleshi ushqeu inkurajim tek pjesemarresit me fjalet: “Ne kete salle mund te fshihet sekreti i Shqiperise qe duam te gjithe, i Shqiperise te gjenerates tjeter.”

Plot shtate kategori, TIK Inovacioni i Vitit, TIK Mobiliteti i Vitit, TIK Diploma e Vitit, TIK Ylli ne ngritje i Vitit, TIK Sherbimi Publik me i mire i Vitit, Akademiku i Vitit ne TIK dhe Femra e Vitit ne TIK – me 21 kandidate te nominuar mes emocionit dhe shpreses treguan fuqine e teknologjise per te permiresuar zhvillimin social e reflektuar ne te gjitha projektet finaliste.

Nje sistem e-learning zhvilluar nga Edmond Jajaga nga Dibra e Maqedonise, pajisje e internetit te gjerave Animus Home nga Fidan Bytyqi dhe nje printer 3D ndertuar nga Rron Cena ishin projektet finaliste ne kategorine TIK Inovacioni i Vitit ku ky i fundit u shpall fitues.

TIK Mobiliteti i Vitit dedikuar i gjithi sherbimeve bazuar ne teknologjite mobile shkoi per Baboon zhvilluar nga Genti Selenica. Te nominuarit ne kete kategori ishin Alen Saqe me projektin “Dantem” dhe Xhulio Mitre me projektin “my Ikub”.

Duke synuar shperblimin e studenteve te cilet kane studiuar ne fushat e informatikes dhe shkencave kompjuterike, çmimi TIK Diploma e Vitit me te nominuar Arlinda Sheholli me projektin e-Health, Evio Abazi me projektin e asistimit te drejtuesve te automjeteve dhe Ilir Murturi me projektin e permiresimit te procesit te zgjedhjeve shkoi per Evio Abazin.

Gara ka rezervuar edhe nje vend per te rinj kreative me çmimin TIK Ylli ne Ngritje dedikuar moshave nen 18 vjeç. Çmimi shkoi per Bleart Kepuska. Dy finalistet e tjere ishin Enxhi Hoxha dhe Flatra Thaqi.

Nje çmim sugjeruar nga Kryeministri i Shqiperise, z. Edi Rama, Femra e Vitit ne TIK deshmoi nje sukses te vertete ne adresimin e hendekut gjinor ne sektorin e teknologjise se informacionit ku 30 % e kandidateve ishin femra kete edicion. Çmimi u rrembye nga Erisa Terolli ndersa dy finalistet e tjera ishin Klea Mertenika dhe Arta Shehu Zaimi.

Ne kategorine TIK Sherbimi Publik i Vitit ishin plot 5 finaliste nga Shqiperia dhe Kosova. AKSHI, Autoriteti Shteteror per Informacionin Gjeohapesinor, dhe Bashkia Shkoder konkurruan nga Shqiperia ndersa Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale dhe Komuna e Prishtines konkurruan nga Kosova me çmimet qe shkuan per AKSHI me projektin e-Albania dhe Komunen e Prishtinen e-Kiosku.

Ne perpjekje per te shperblyer akademiket per kontributin e tyre te vyer ne sektorin e teknologjise se informacionit, çmimi TIK Akademiku i Vitit shkoi per Prof. Blerim Rexhen. Supriza e lajmeruar me pare ishte nje çmim i ri kete gare, TIK Hulumtuesi i Vitit, i cili shkoi per Dr. Shkelzen Cakaj.

Edhe pse secili prej projekteve diferencohet nga njeri tjetri ne nje menyre apo tjeter, ato kane nje te perbashket: impaktin e larte shoqeror duke shfrytezuar menyra kreative te perdorimit te teknologjise.

Vleresimet u bene nga nje juri e perbere prej ekspertesh te teknologjise se informacionit nga mbare trevat shqiptare drejtuar nga Anni Dasho Sharko dhe emra te shquar te industrise ne fjale si Ilir Çapuni, Altin Petre, Visar Jasiqi, Erton Graceni, Gjergji Spaho, Elvis Bregu, Sokol Vladi, Endri Mataj, dhe Redi Neziri.

Shtepia Botuese ICTSmedia shpreh falenderimin e madh ndaj te gjithe mbeshtetesve, partnereve, sponsoreve tradicional Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raifeissen, Albsoft, Universiteti New York i Tiranes, Digitalb, Top Channel, Ami Event, Microsoft, GIZ, Abissnet, jurise me gjykimin e saj profesional, kontributoreve dhe te gjithe aplikanteve qe kontribuan ne realizimin e nje tjeter edicioni edhe me te suksesshem te Albanian ICT Awards. (ICTSmedia)

Lista e Fituesve:

Albanian ICT Awards – ICT Innovation of the Year – Rron Cena – Projekti Formom (Printeri 3D)
Albanian ICT Awards – ICT Academic of the Year – Blerim Rexha
Albanian ICT Awards – ICT Researcher of the Year – Shkelzen Cakaj
Albanian ICT Awards – ICT Mobility of the Year – Genti Selenica
Albanian ICT Awards – ICT Diploma Thesis of the Year – Evio Abazi
Albanian ICT Awards – ICT Rising Star of the Year – Bleart Kepuska
Albanian ICT Awards – ICT Public Service of the Year in Kosova – Muhedin Nushi
Albanian ICT Awards – ICT Public Service of the Year in Albania – Mirlinda Karçanaj – Projekti e-albania
Albanian ICT Awards – Female in ICT of the Year – Erisa Terolli

Mirenjohje u ndane per: Leutrim Berisha, Orven Bregu, Florian Kuhushe.

/Ky artikull u publikua me pare te Business Magazine Albania.