Shperthen Kltischko: “Tyson Fury po e perbalt boksin”

Lidhur me artikullin:

“Tyson Fury po e hedh boksin ne balte”.

Eshte boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ai qe kritikon ashper anglezin, kampion te botes ne peshat e renda. Sulmi verbal i Klitschkos vjen pas rrefimit te Tyson Fury, i cili deklaroi se kishte nisur te konsumonte kokaine per te kaluar depresionin. Per kete arsye ne 3 Tetor, Fury lajmeroi nepermjet Twitter se do te terhiqej nga ringu por me pas ndryshoi mendje. E gjithe kjo histori nuk i ka pelqyer aspak Klitschkos, dominues absolut i titullit boteror ne peshat e renda ne 9 vitet e fundit, por qe ne nentor te 2015 u detyrua te abdikonte nga froni i mposhtur pikerisht nga Fury.

Ukrainasi pret prej kohesh shansin e revanshit, por dy here radhazi tentativat e tij kane deshtuar. Kjo pasi ne Qershor boksieri anglez u ankua per nje demtim ne kavilje duke shtyre ndeshjen. Takimi qe ishte programuar per kete muaj me pas u shty edhe nje here tjeter nga anglezi per arsye shendetesore te cilat nuk u specifikuan, me menaxheret e Klitschkos qe akuzuan se Fury po sillej ne menyre te pandershme duke i hequr rivalit te drejten per te luftuar per titullin.