Shqetesime per elementet nacionaliste ne Ukraine

 

Presidenti i perkoheshem i Ukraines, Oleksandr Turchynov, ka denuar grupin ultra-nacionalist Sektori i Djathte qe organizoi protesta para parlamentit, duke thene se kjo organizate synon destabilizimin. Grupet nacionaliste jane perdorur si argument nga Rusia, e cila eshte hedhur ne sulm me pretendimet se elemente naziste e fashiste kane marre kontrollin ne Kiev. Ky ishte justifikimi i Moskes kur aneksoi Krimene. Shume ukrainas duan qe keto elemente te heqin dore nga protestat dhe te integrohen ne institucionet e rregullta.

Nacionalistet ukrainas vazhduan dje protestat para parlamentit ne pritje te nje vote per largimin nga posti te Ministrit te Brendshem Arsen Avakov. Grupi radikal Sektori i Djathte fajeson ministrin per vrasjen e nje prej udheheqesve radikale kete jave ne Ukrainen perendimore. Te veshur me uniforma ushtarake, disa mbajne shkopinj ne duar, disa te tjere hanxhare.

Te ashtu-quajturat forca “vete-mbrojtese” te Ukraines u vendosen para hyrjes se parlametit per te shmangur provokimet.

Nje nate me pare, nacionaliste te revoltuar shkuan drejt parlamentit duke kerkuar doreheqjen e Ministrit Avakov.

Disa ne turme u perpoqen te futen ne ndertese para se parlamentaret t’i qetesonin, duke premtuar se e ardhmja e ministrit te brendshem do te hidhej ne vote.
Dje, votimi u anulua dhe u premtua zhvillimi i nje procesi hetimor.

Kreu politik i Sektorit te Djathte, Kiva Ilya thote se ata kerkojne vetem drejtesi.

Ai thote se detyra e tyre eshte te ruajne qetesine dhe te mos lejojne qe qeveria ruse ta shohe situaten ne Ukraine si jashte kontrollit. Sektori i Djathte, thote ai, eshte ne anen e ligjit ne te gjitha veprimet e tij.

Por ka plot njerez qe e shohin ndryshe situaten dhe shqetesohen se grupet ultranacionaliste mund te fillojne te sillen me dhune, nese nuk integrohen ne forcat ushtarake dhe ne institucionet politike.

Kjo do t’i sherbente Kremlinit, paralajmeron Vasil Korus, nje prift ortodoks ukrainas qe foli para protestueve:

Ai tha se deri dje po luteshin qe kjo situate te mos i ofronte avantazh Presidentit rus Vladimir Putin. Ne e kemi te qarte qe nese protestuesit sillen dhunshem, kjo do t’i sherbente presidentit rus.

Nacionalistet radikale ishin ne radhet e para te perleshjeve me policine, qe solli rrezimin e presidentit Viktor Janukoviç, i cili gezonte mbeshtetjen e Moskes.
Mbi 100 vete, nder te cilet shumica civile, kane gjetur vdekjen gjate perleshjeve.
Nacionaliste te vijes se ashper ende nuk jane larguar nga qendra e Kievit, pasi nuk kane besim tek qeveria e perkoheshme e Ukraines.

Parlamentarja ukrainase Inna Bogoslovska thote se edhe autoritetet nuk kane shume besim tek fjalet e elementeve radikale.

Ajo thote se Sektori i Djathte ka nje pergjegjesi te madhe, pasi nese duan te behen force politike, se pari duhet te mos lejojne sjellje e veprime qe dikush tjeter do t’i shfrytezonte per t’u bere presion. Ata duhet te sigurohen qe ne radhet e tyre nuk ka provokatore apo elemente kriminale, thote parlamentarja.

Nacionalistet, perfshire anetaret e Sektorit te Djathte kane filluar te regjistrohen ne radhet e ushtrise ukrainase dhe te Gardes Kombetare. Por ne nje interviste me Zerin e Amerikes, udheheqesi i Sektorit te Djathte, Dmitri Yarosh, aktualisht kandidat per president, tha se grupi nuk kane nder mend te dorezoje armet.

Askush nuk duhet te harroje rrezikun me te cilin ballafaqohen sot ukrainasit, thote ai, duke sjelle si shembull agresionin rus, si dhe situaten ne Ministrine e Brendshme, nje institucion qe sipas tij eshte dalluar per rrembime dhe fushata terrori kunder popullit ukrainas.

Anketat e fundit tregojne se grupet radikale nuk kane mbeshtetje publike, por disa ukrainas shqetesohen se kur te afrohen zgjedhjet, ata mund te kerkojne me shume leshime per sakrificat qe kane bere.

Figurat e revolucionit ukrainas jane shnderruar tashme ne nje faktor te rrezikshem.

(Zeri i Amerikes)