Shqiperi – Kosove. Fillon ‘lufta’ per talentet e futbollit

Lidhur me artikullin:

Gianni de Biasi ka shenjestruar per te ftuar ne ekip kater kosovare te tjere, por qe te katertit jane edhe ne planet e trajnerit te Kosoves, Albert Bunjaki. Ai nuk eshte i gatshem te leshoje keta lojtare te luajne per Shqiperine, madje thote se shpejt do te ftoje edhe kosovaret e tjere qe luajne per Shqiperine.

Trajneri italian, Gianni de Biasi, pret qe ne periudhen dyvjeçare ekipin “A” te Shqiperise ta pasuroje edhe me disa lojtare tjere te rinj, kryesisht kosovare, por kjo ide e italianit pritet te kundershtohet fuqishem nga Kosova.

Nder emrat qe De Biasi synon t’i afroje ne ekipin kombetar jane ne shenjester edhe te perfaqesueses se Kosoves.

De Biasi dite me pare ne nje interviste per mediumet ne Shqiperi ka thene se lojtare perspektive qe mund te jene shume shpejt ne Kombetare jane kosovaret Shani Tarashaj, qe luan per Grasshopperin dhe U-21 te Zvicres, Albian Ajeti i Baselit qe po ashtu luan per U-21 e Zvicres, pastaj Milot Rashica i Vitesses, qe perfaqeson U-21 te Shqiperise dhe Liridon Latifi i Skenderbeut, qe po ashtu luan me ekipin U-21 te Shqiperise, shkruan Koha Ditore.