Shqiperia dhe Kosova. 2 Kombetare shume te ngjashme

Lidhur me artikullin:

7 Shtator 2014, Kosova regjistroi fitoren e pare ne nje ndeshje nderkombetare, pak ore me vone, Shqiperia shtangu kontinentin me nje fitore ne Portugali ku Bekim Balaj e hapi themelet per nje sukses historik qe do te mbahet mend gjate nga te gjithe shqiptaret qe e kane jetuar epoken e arte te Kombetares.

Dy skuadra shqiptare qe synojne te hyjne ne Panteonin e futbollit te rendesishem boteror. Shqiperia e ka hedhur hapin e pare, Kosova eshte ende ne fillim te rruges dhe ka shume pune per te bere.

Shqiperia dhe Kosova, dy shtete qe ne zemrat e shqiptareve jane nje. Dy skuadra qe ecin paralelisht ne fatet e tyre te veçuara por gjithmone prane shpirterisht. Kuqezinjte bene realitet nje enderr te madhe te shqiptareve, ndersa Kosova synon ta beje Shqiperine e futbollit edhe me te madhe. Trokitjet e vazhdueshme te Federates se Kosoves ne dyert e FIFA-s dhe UEFA-s kane rene ne vesh te shurdher, por ne Prishtine nuk jane dorezuar, ashtu siç nuk u dorezuan asnjehere ne shekuj shtypje.

10 Tetor 2015, nje tjeter fitore per skuadren e Bunjakit, e dyta rresht ne sezine e miqesoreve, 24 ore me pas, De Biasi dhe djemte e tij kaluan pengesen Armeni dhe prene bileten e arte te Europianit, ndoshta ate bilete qe qindra mijera shqiptare nga te gjitha trojet nuk arriten ta siguronin per te qene te pranishem ne “Elbasan Arena” kunder Serbise.

Topi i futbollit nderkombetar tashme ka marre edhe penelaten kuqezi, ndersa Kosova kerkon t’u dhuroje shqiptareve nje tjeter kombetare te denje per t’i bere krenare. Rruget mes dy skuadrave mund te kryqezohen shume shpejt me nje miqesore qe nuk do te ndaje, por do te bashkoje nje popull. Burokracia e zyrave te futbollit i ka ndare dy skuadrat ne fushe vetem fale fuqise qe ka ngjyra e fanelles, por ngjyra e gjakut ne zemrat shqiptareve nuk do te ndryshoje. Kosova tashme ka nje shembull suksesi per te ndjekur, Shqiperine e Europianit.